Futboll Sport

Tifozat sulmojnë DUKËN/ Je TURPI Shqipërisë, SHKARKO menjëherë PANUCCIN (FOTO)

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, përmes një reagimi pak orë më parë i doli në mbrojtje trajnerit të Kombëtares shqiptare Krisitan Panuçit pavarsisht ecurisë së dobët që ekipi ka bërë në ndeshjet e fundit.

Në rrjetin e tij social Duka theksonte se ky nuk është momenti për të kritikuar pasi trajnerit i duhet dhënë koha e duhur. Por, poshtë komentit të tij Duka është sulmuar nga ana e tifozave të cilët i kanë bërë thirrje që të shkarkojë menjëherë teknikun Panuçit.

“Shkarko Panucin sa nuk eshte bere vone”, shkruan njëri nga komentuesit.

Ndërsa, një tjetër tifoz i komenton:

“Ti je turpi i Shqiperise. Nuk e di si munden keto servilet e tu te t’komentojn ‘Z.Duka’ .. ik mor mashtrues lerja vendin dikujt me ide permarimore, ti je tyrpi i futbollit Shqiptar”, shkruajnë komentuesit në postimin e presidentit të FSHF-së.

Related posts

NGA DRONI TEK HEDHJA ME PARASHUTË/ Incidenti që nuk u pa gjatë ndeshjes Gjermani-Francë, disa të plagosur

Delo.autor

“SHPËRTHEU” SEZONIN E SHKUAR KAMPIONËT E ITALISË/ “Topçinjtë” dhe Barcelona në garë për talentin e Juventus…

Delo.autor

PRANOI KALIMIN TEK KOMBËTARJA HELENE/ Durmishaj: Nuk e besoja, i bekuar… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment