Sport

COVID-19/ Dy yjet e NBA-së pozitivë me koronavirus, në dyshim prania në Orlando

Basketbollistët DeAndre Jordan dhe Spencer Dinwiddie, të dy lojtarë të skuadrës së Brooklyn Nets, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ata kanë konfirmuar pozitivitetin përmes postimeve në rrjetet sociale.

Ditët e fundit, të gjithë lojtarët e NBA-së i janë nënshtruar testit të parë dhe rreth 15 lojtarë kanë dalë pozitivë, por pa përmendur emra. Këto teste që do të kryhen në vazhdimësi bëhen për shkak të rikthimit të kampionatit më 30 korrik, i lënë në mes që në mars.

DeAndre Jordan tha: “Mësova se kam rezultuar pozitiv me Covid-19 kur kam shkuar në market. Për pasojë, nuk do të jem në Orlando kur të rinisë sezoni”.

Ndërsa Dinwiddie shkruan: “Duhej të ishim një nga ekipet që do të nisnim më herët grumbullimin në Orlando, por vazhdojmë të jemi në Nju Jork. Tani, për fat të keq jam pozitiv. Kam patur simptoma, temperaturë dhe dhimbje në gjoks. Nuk e di nëse do të jem apo jo në Orlando”.

Related posts

ANALIZA/ Allegri nuk njeh ende lojtarët, ja si mund ta rilindë Juventus

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ndërprerje për “Guinness”, luhen vetëm 32 minuta në Besa-Erzeni. Ja arsyeja

Delo.autor

FIORENTINA-JUVENTUS/ Ronaldo është i padiskutueshëm, së bashku me Higuain dhe Costa (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment