Futboll Sport

“TKURRET SPEKTAKLI”/ Njihuni me “YJET” që nuk do luajnë më me Përfaqësueset

Thuajse dy muaj pas finales së Botërorit në Moskë, Kombëtaret e futbollit do të rikthehen sërish të luajnë në fushën e blertë. Do të startojë UEFA Nations League, por gjithashtu do të ketë shumë miqësore. Gjithsesi janë të shumtë emrat që kanë shkëlqyer gjatë Botërorit rus e jo vetëm, të cilët kanë vendosur të tërhiqen nga kombëtaret respektive.

Çështje moshe, dëshire për t’ju dedikuar vetëm klubeve apo për t’i lënë vend të rinjve. E jo vetëm këto, por të mendosh rastin e Mesut Özil me Gjermaninë. Emrat e mëdhenj nuk mungojnë, me lojtarë si Pique, Mandzukiç, Iniesta apo Mascherano. Të fundit ishin lojtarët e Anglisë, Gary Cahill dhe Jamie Vardy.

Nëse shohim për numrin e largimeve gjithsej nga Kombëtarja, ato që kanë humbur më shumë janë Kroacia dhe Spanja. Finalistë në Rusi, ballkanasit kanë humbur lojtarë si Subasiç, Corluka dhe Manduzkiç, ndërsa tek Spanja nuk do të luajnë më lojtarë që kanë qenë prej vitesh shtylla të skuadrës, si Pique, David Silva apo Iniesta.

Për shkak të moshës së madhe, kanë deklaruar tërheqjen dhe legjenda të futbollit, sidomos në vendet ku luajnë, si Rafa Marquez me Meksikën apo Tim Cahill me Australinë.

Largimeve zyrtare, mund t’u shtohen dhe emra të tjerë që njihen në mbarë globin. Mbi të gjithë, ai i Lionel Messit, i cili pas dështimit të radhës me Argjentinën, mund të vendosë të largohet përfundimisht nga Kombëtarja e tij. Nuk ngelet pas edhe Mohamed Salah, që ka prishur marrëdhëniet me federatën egjiptiane, për shkak të sponsorëve. Mbetet për t’u parë nëse këta futbollistë do të jenë të gatshëm, për të bërë një tjetër sakrificë, për vendet e tyre.

Related posts

TIFOZËT SHQIPTARË NUK KURSYEN AS TELEFONIN/ Shikoni se si raporton me detaje gazetari polak incidentin në “Air Albania”

Delo.autor

SHËNON SUPERGOL/ Salah sprint të pabesueshëm nga mesi i fushës… (VIDEO)

F.autor

ZBULOHET NJË PRAPASKENË/ Ja klauzola që shtyu Emery të refuzonte ofertën sheikëve të Newcastle…

Delo.autor

Leave a Comment