Futboll Sport

E BUJSHME/ Qëlloi për vdekje me armë se e penguan të kalonte me makinë, ish-futbollisti i Bundesligës shpallet në kërkim

Një ish-futbollist i Bundesligës është shpallur në kërkim në Turqi. Sezer Ozturk, lojtar i cili ka provuar të veshë fanellën e Bajer Leverkusen dhe Nyrenberg para se të kthehej në vendlindjen e tij për të luajtur me skuadra si Fenerbahçe e Beshiktash, akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vdekjen e një personi në rrugët e Stambollit.

Sipas mediave turke, në datën 19 shtator, Ozturk është përfshirë në një zënkë në rrugë. Ai i ka kërkuar një grupi personash që ta linin të kalonte me makinën e tij Mercedes. Për arsye ende të pashpjeguara, ai dhe shokët e tij janë përfshirë në një zënkë masive dhe në një moment, Ozturk ka nxjerrë një armë zjarri duke qëlluar. Një person ka mbetur i vdekur nga plagët, ndërsa janë plagosur edhe katër të tjerë. Që nga ai moment, Ozturk është në arrati dhe kërkohet nga policia turke.

Related posts

Rritet me 350% çmimi i aksesorit, “hajmalia” që po i sjell fat Anglisë në Botëror (FOTO)

Isa.Autor

Ka FESTË te Interi/ Nainggolan një hap larg, Malcom më afër dhe Icardi…

Sadik.Autor

OPERACIONI “FSHESA”/ Zbulohen lojtarët e Milanit që janë me “valixhe në duar”

F.autor

Leave a Comment