Futboll Seria A Sport

TOTTI FUNDOS MILANIN DHE INTERIN/ Legjenda BEFASON, ja kush e fiton TITULLIN në itali

Legjenda Francesco Totti përpiqet të mbrojë paraqitjen e deritanishme të Romës në kampionat, me 4 pikë pas tri javëve të para, paraqitje që nuk ka qenë aty ku pritej për skuadrën verdhekuqe. Por në fjalët e ish-kapitenit Romanist vihet re edhe një lloj pesimizmi, sidomos kur bëhët fjalë për të rivalizuar Juventusin në kampionat. “Juventusi nuk bën pjesë në këtë garë për titull, bën një kampionat më vete. Roma dhe të tjerat duelojnë për vendin e dytë”, thotë Totti.

Ish-kapiteni është i drejtpërdrejtë kur thotë: “Është e kotë kur skuadrat e tjera deklarojnë se synojnë titullin, por në realitet të gjitha kërkojnë të renditen mes vendit të dytë dhe të katërt, që të shkojnë në Champions League”.

“Sezoni është ende i gjatë, por duhet të jemi realistë dhe të pranojmë që Juvja bën një kampionat pa rivalë. Të gjithë duan ta fitojnë Serinë A, jo vetëm Roma por edhe ekipet e tjera u bënë vite që dalin të dytët. Për sa i përket Europës, objektivi i Romës në Champions është të kalojë fazën e grupeve”, thotë Totti, që në fund mbron edhe trajnerin Di Francesco.

“Është një nga trajnerët më të mirë në Itali, me karakter dhe nuk influencohet nga askush. Ne si klub dhe tifozeria duhet t’i qëndrojë pranë. Nuk jemi në një tunel vetëm se kemi humbur një ndeshje. Kemi një ekip shumë të mirë dhe fjalën krizë do ta përdorja nëse do të humbisnim 10 ndeshje radhazi e jo tani”, u shpreh Francesco Totti.

Related posts

I HABIT TË GJITHË ME ZGJEDHJEN E TIJ/ Wenger dëshiron kalimin te rivalët e Arsenal: Është një ëndërr për çdo trajner…

Delo.autor

“DERBI” I SHQIPTARËVE/ Albi Doka sfidon 3 “kuqezinj” të tjerë, nga stoli e nis vetëm Kallaku

Delo.autor

“TOPI I ARTË” PO AFRON/ Kampionët kërkojnë të “rrëzojnë” RONALDON nga “FRONI”

Isa.Autor

Leave a Comment