Futboll Premier League Sport

Trajneri gjerman i jep një “asist” Ozilit: Në futboll nuk ka vend për politikën

Trajneri i RB Leipzig, Ralf Rangnick, ka folur çështjet politike në futboll, duke pretenduar se klubi i tij nuk do të miratojë përdorimin e flamujve të tillë brenda stadiumit të vet.
Duke folur para ndeshjes së Bundesligës kundër Hanoverit 96, ai nënvizoi se ishte e rëndësishme për klubet e futbollit, që të largohen nga “pozicionet politike” dhe të ndjekin një qasje jopolitike.

Komentet e Rangnick erdhën vetëm disa javë, pasi mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, njoftoi se po tërhiqej nga kombëtarja e Gjermanisë, duke përmendur diskriminimin e padrejtë nga shtypi dhe Federata Gjermane e Futbollit.

“Futbolli në thelb mund të sjellë shumë gjëra, madje edhe tema, që përndryshe janë të vështira për të na bashkuar, – tha Rangnick për “RB Live”. – Për këtë, futbolli duhet të përpiqet të qëndrojë jashtë pozicioneve politike. Futbolli duhet të vazhdojë të jetë i vetëdijshëm për këtë funksion; kjo përfshin marrjen e një roli jopolitik”.

Ozil, i lindur në Turqi, ishte kritikuar nga disa tifozë dhe seksione të medias gjermane, pasi u fotografua së bashku me presidentin turk, Rexhep Erodgan. Ai akuzoi gjatë largimit nga detyra ndërkombëtare, në korrik:

“Njerëzit me prejardhje racore diskriminuese nuk duhet të lejohet të punojë në federatën më të madhe të futbollit në botë, që ka në varësi lojtarë nga familjet me trashëgimi të dyfishtë. Qëndrimet si të tyret thjesht nuk pasqyrojnë lojtarët që ata me sa duket përfaqësojnë. Në sytë e presidentit të DFB, Reinhard] Grindel, dhe mbështetësve të tij, jam gjerman kur fitojmë, por jam emigrant kur humbim”.

Related posts

Deputeti i PS-së reagon për fitoren e PARTIZANIT, mesazh FSHF-së: O qorr, Trashi është për Kombëtare!

Isa.Autor

(FOTO) Blerja e re e Barcelonës nuk humb kohë, stërvitet me skuadrën

Q.Autor

“KATAR 2022″/ Ish-lojtari i Partizanit njofton se nuk do të jetë pjesë e Kombëtares, ja arsyeja e vërtetë…

Delo.autor

Leave a Comment