Futboll Seria A Sport

De Rossi nuk ka asnjë dyshim: Kjo Romë është e fortë, ne mund të fitojmë

Humbja e fundit ndaj Milanit ka nënvizuar një fillim jo të shkëlqyeshëm të sezonit për Romën, por kapiteni Daniele De Rossi donte të siguronte tifozët, duke theksuar vlerën e blerjeve të reja dhe ngritjen e përgjithshme. I intervistuar nga “Il Romanista”, mesfushori veteran e rinovon dashurinë e tij për këtë klub:

“A e dini se çfarë do të thotë të jesh një flamur i Romës? Kjo do të thotë përgjegjësi e madhe. Në të kaluarën kam pasur oferta. Kjo ka ndodhur kur ishim në prag të falimentimit, ose kur gjërat nuk shkonin si duhet. Gjithmonë e kam pasur të gatshme përgjigjen: Unë jam i Romës. Kjo, në kuptimin e pronësisë së tifozëve të Romës. Pra, Daniele De Rossi është në pronësi të tifozëve verdhekuq”.

Shumë fytyra të reja kanë ardhur merkaton e kësaj vere, të cilat duhet ta dëshmojnë veten ende. De Rossi ka gjykimin e tij: “Ka shumë prurje, por ato duhet të integrohen me grupin. Ky është një grup i shëndetshëm, që i ndihmon lojtarët e rinj, i përqafon dhe i mirëpret ato. Pastaj janë idetë e trajnerit, drejtorit, presidentit, të cilat duhen materializuar nga të gjithë së bashku. Unë e di se grupi është atje, se këta të ardhurit e merkatos së verës janë të fortë, se skuadra është kompetitive, që mund të fitojë”.

Related posts

Spekulimet për largim nga ‘Camp Nou’, Barcelona befason me vendimin për Vidal

Q.Autor

PREMIER LEAGUE/ Klopp zbulon paktin me Salah

Sadik.Autor

RIKTHEHEN TEK REZULTATET POZITIVE/ “Ujqërit e Dëborës” mposht me “poker” Kastriotin

Delo.autor

Leave a Comment