Futboll La Liga Sport

TRANSFERIMI NË ITALI/ RONALDO mund të humbasë “FRONIN”, e rivalizon MESSI

Cristiano Ronaldo u transferua te Juventus me një qëllim të vetëm: të cojë te bardhezinjtë trofeun e Champions League. Megjithatë, debutimi me “Zonjën e Vjetër” në Europë për portugezin ka qenë për t’u harruar, pasi u përjashtua nga fusha me karton të kuq në minutën e 29 në sfidën kundër Valencia-s. Tani ai rrezikon nga një deri në tre javë dënim nga UEFA, e cila do të marrë vendimin për portugezin më 27 shtator.

Cristiano Ronaldo është regjistruar si kryegolashënuesi i Champions League në sezonin e fundit, por pas kartonit të kuq dhe dëmtimit që mund të marrë, ai mund edhe të mos ia arrijë që të konfirmohet sërish në këtë listë.

Portugezi ishte favorit në listën e golashënuesve për të marrë drejtimin në Europë; tani, kompanitë e basteve kanë bërë një hap pas. Kuota fillestare ishte 7.5 për CR7, por tani agjencia Sisal Matchpoint e ka kuotuar atë me shifrën 9.00 së bashku me Robert Lewandowski-n që ka shënuar një gol në sfidën Benfica – Bayern Munchen.

Për bastvënësit, lojtari që është më favoriti për të bërë Ronaldo-n që të abdikojë ‘fronin’ është Leo Messi, i cili pas tripletës kundër PSV Eindhoven në ndeshjen e parë, tani kuotohet vetëm 2.50.

E ndjek Bale me 12.0 dhe më pas vjen trioja e PSG-së, Cavani – Neymar – Mbappe që kuotohet secili me shifrën 16.00. Sfida tani është mes Messi-t dhe portugezit, i cili ka humbur disi pozicionin për t’u ngjitur në majën e Europës.

Related posts

“ICARDI IKU NË DJALL”/ Zbulohet skandali i radhës i sulmuesit të PSG-së kundër Wanda-s

Delo.autor

Shndërrimi i fanelave të 32 skuadrave të Botërorit (FOTO)

Sadik.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Të besuarit e Allegrit triumfojnë ndaj Sassuolos dhe marshojnë në kampionat

Delo.autor

Leave a Comment