Futboll Sport

Trashi: Nuk e di çfarë ndeshje ka parë Ze Maria, presidenti Demi s’na lë pas dore

Lorenc Trashi foli për mikrofonin e “Supersport” pa triumfit në derbi, ku u shpreh i kënaqur për suksesin. Gramshioti tregoi se sakrifikoi shumë për të mos e humbur këtë përballje.

Trashi tregoi për frymën e re që ka sjellë trajneri në skuadër. Nuk mund të mungonte një përgjigje për deklaratën e Ze Marias i cili tha se Partizani e fitoi takimin me një gjuajte në portë.

Sa të kishte munguar derbi?

Të jem realist na kishte munguar shumë. Çdo tifoz do e donte një derbi të tillë.

Sa e lehtë ishte ta fitoje këtë derbi?

Mendoj nuk ishte shumë e lehtë. Gjatë gjithë javës jemi munduar të japim maksimumin dhe të përqendroheshim te ndeshja me Tiranën. Bëmë diçka ndryshe. Jemi munduar që t’iu fusim frymën e derbit lojtarëve që nuk e kanë luajtur. Rezultoi pozitive.

Ishte Tirana dobët, apo ishit ju mirë?

Nuk mund të them që ishte Tirana dobët. E vumë Tiranën në vështirësi, duke e kapur lartë me presing. Kjo ishte e gjitha mendoj unë.

Në krahasim me vitet e tjera, çfarë mendon se ka ndryshuar te Partizani?

Unë jam shprehur dhe herët e tjera. Profesor Gega bën një punë shumë të mirë. Nuk e lë ekipin të kalojë në eufori. Ka një marrëdhënie shumë të mirë me lojtarët edhe jashtë fushe. Kjo ka ndikuar shumë. Vjen me një kulturë tjetër. Kjo mendoj është e gjitha.

Shumë i sakrifikuar si mbrojtës. Do i kërkosh Gegës të luash më i avancuar. Sa është premioja. A je dakord me Ze Marian që e fituar me një gjuajtje në portë?

Në këtë ndeshje jam sakrifikuar shumë. Kanë qenë 2 ditë të vështira për mua. E kam lënë stërvitjen në gjysëm, kam bërë disa eko. Nuk kam dalë mirë, por këmbëngulja ime për të luajtur. Sa për premion, presidenti Demi nuk na ka lënë ndonjëherë pas dore. Nuk e di çfarë ka parë Ze Maria. Duhet ta shikojë ndeshjen në ritransmetim dhe ta shikojë kush ka bërë një gjuajtje në portë.

 

Related posts

Xherdan Shaqiri shokon Stoke Cityn me këtë deklaratë…

Sadik.Autor

KËRKOJNË PËRFORCIM NË MBROJTJE/ “Topçinjtë” “SHËNJSTROJNË” lojtarin e Chelseat

Delo.autor

Manchester United, Mourinho: Nuk ka asnjë kuptim ta shesim De Gean

Q.Autor

Leave a Comment