Futboll Premier League Sport

KONFIRMOHET SI LIDER I “DJAJVE TË KUQ”/ Ja rekordi i karrierës që Pogba thyen pas dopietës…

Manchester United është në betejë me Chelsea, Arsenal dhe Tottenham për një vend në katërshen e parë të klasifikimit në Premier League, çka do të siguronte një biletë për në Champions League. Një sfidë të cilën ekipi i Solskjaer po e diskuton paralelisht me edicionin aktual të Champions League, ku duelon me Barcelonën për një vend në gjysmëfinale.

Pikërisht në këtë moment sa delikat, po aq edhe vendimtar për Manchester United, Paul Pogba konfirmohet si lideri i “Djajve të Kuq” duke vendosur një rekord personal që i bën dobi ekipit. Gjatë ndeshjes së të shtunës ndaj West Ham, Pogba kaloi United në avantazhin provizor 1-0, falë një goli të realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Ishte sërish francezi edhe një herë tjetër me 11-metërsh që në të 80’ i dha avantazhin për të dytën herë “Djajve të Kuq” 2-1. Dy gola që kanë shndërruar këtë sezon në më produktivin e të gjithë karrierës së kampionit të botës në fuqi. Francezi tashmë numëron 13 gola të realizuar dhe 9 asiste në Premier League.

Gjithçka merr përmasa më të mëdha kur konsiderohet se Pogba u margjinalizua masivisht nga ish-trajneri Jose Mourinho për gjysmën e parë të sezonit. Gjërat ndryshuan si nata me ditën me ardhjen e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer në krye të Manchester United, me ish-juventinin që ka shfaqur formë fantastike, duke shënuar plot 11 gola nën drejtimin e norvegjezit.

Related posts

REAL MADRID DO TË UDHËTOJË NË ITALI/ Zidane ka rezervuar një surprizë për Gareth Bale, ja dhurata

Delo.autor

BESA “pazar” në Kosovë, synime madhore për sezonin e ardhshëm

Isa.Autor

AVENTURA E GREZDËS DREJT FUNDIT/ Klubi gjen zëvendësuesit për sulmuesin e Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment