Futboll Premier League Sport

TRONDITET REALI/ MOURINHO kërkon me çdo kusht MESFUSHORIN e “galaktikëve” 

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, dëshiron ta transferojë mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos, për ta zëvendësuar Paul Pogbas, raporton Don Balon. Këtë transferim, “Djajtë e kuq” planifikojnë ta kompletojnë në afatin kalimtar të janarit. Mourinho ka hequr dorë nga Pogba dhe është i gatshëm ta lërë atë të largohet nga klubi anglez. Edhe vetë mesfushori francez dëshiron të largohet nga Anglia për t’iu bashkuar skuadrës së Barcelonës.

Gjatë këtij afati kalimtar, ishte spekuluar se Barcelona e kërkonin Paul Pogban, dhe ky i fundit dëshironte të largohet. Të gjitha këto kishin filluar nga një takim që kishin pasur në Los Angeles Pogba dhe drejtori teknik i Barcelonës, Eric Abidal. Por, Manchester Unitedi nuk e lejoi shitjen e 25-vjeçarit.

Megjithatë, Pogba nuk duket se është i lumtur te “Djajtë e kuq” dhe i kishte nxitur spekulimet duke thënë se nëse do të tregonte se cfarë mendonte, ai do të gjobitej nga klubi. Edhe pse Mourinho ka thënë se marrëdhëniet e tij me francezin janë të mira, në media vazhdon të raportohet e kundërta.

Meqenëse Pogba dëshiron të largohet, Kroosi shihet si zëvendësuesi i përsosur për “Djajtë e kuq”, dhe ata janë të gatshëm ta kompletojnë këtë transferim në afatin kalimtar të janarit. Megjithatë, fillimisht ata do të duhet të arrijnë një marrëveshje me drejtuesit e klubit madrilen.

Related posts

TALENTI PREMTUES/ Gerrard e çon nipin e talentuar tek Liverpool, tërbohet City…

Isa.Autor

“MË KËRKOI KASTRIOTI”/ Portieri Sherri: Na shkatërroi gjykimi, ju tregoj të ardhmen

Delo.autor

PAS AFRIMIT TË THEO HERNANDEZ/ Milan nxjerr një mbrojtës në shitje për…

Delo.autor

Leave a Comment