MMA Sport

RIVALI I PËRJETSHËM KËRCËNON KHABIB/ Tony Ferguson: Një ditë do të shihemi në kafaz

Edhe pse dueli mes tyre është planifikuar 5 herë nga UFC por asnjëherë nuk është zhvilluar, sërish Tony Ferguson mendon se një ditë do të përballet me Khabib Nurmagomedov. Ky i fundit do të mbrojë titullin kampion të peshës së lehtë pas disa ditësh në eventin UFC-254, ku do të përballet me Justin Gaethje.

“Do të shihemi sërish një ditë kokëfortë. Nuk mund të më largohesh përgjithnjë. E vetmja arsye se përse ndihesh keq është sepse je sjellë dhe ke bërë keq. Një ditë do të të pushtoj pulë”, shkruan ndër të tjera Tony Ferguson, që nuk heq dorë nga kjo sfidë e mallkuar mes tij dhe Khabib Nurmagomedov.

Edhe presidenti i UFC-së,  Dana White u shpreh optimist se në të ardhmen mund ta organizojë këtë përballje, që gjithnjë ka dështuar për arsye të ndryshme.

Related posts

Formacioni më i mirë në histori të La Ligas: Nga Messi, Johan Cruyff e deri tek Alfredo Di Stefano

Isa.Autor

Modric dëshiron të luajë në derbin evropian ndaj Atletico, ka një arsye të fortë

Isa.Autor

Gjyqtarët/ Pesë javë prove për të mos i vendosur më tej fatet e sezonit, ose ”veting”

Sadik.Autor

Leave a Comment