Futboll Sport

TRONDITET SPORTI/ Atleti PËRPLASET nga MAKINA, një tjetër 38 vjeçar VDES nga…

Ka përfunduar në tragjedi “Medellin Flowers Marathon”, gjysmë-maratona 21 kilometra e zhvilluar në qytetin kolumbian, me liderin i kësaj gare që është përplasur me një makinë 1.5 kilometra larg finishit dhe tashmë ndodhet i shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën, një person tjetër ka ndërruar jetë gjatë kohës që garonte, për shkak të infarktit dhe një person i tretë ka pësuar një ictus, por për të nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, atleti kenian Joseph Kiprono, fitues i kësaj gare edhe në të kaluarën, ishte në krye kur u përplas nga një makinë, që theu bllokimin rrugor që ishte vendosur nga policia, shpjegojnë organizatorët. Atletit iu dha menjëherë në vendngjarje ndihma e parë dhe më pas 30-vjeçari u transportua në spital me dëmtime të shumta në trup, por gjendja është e stabilizuar.

I pafat 38-vjeçari Juan Camilo Arboleda Alzate, një profesor në Universitetin e Antioqua, i cili gjatë kohës që vraponte ndërroi jetë, pasi pësoi një atak kardiak dhe mbërriti në spital pa shenja jete edhe pse iu dha ndihma e parë. Mjekët tentuan ta risillnin në jetë për 45 minuta, por pacienti nuk reagoi. Kjo maratonë, pas largimit të Kiprono, u fitua nga një tjetër atlet kenian, Daniel Muindi.

Related posts

I KUNDËRPËRGJIGJET LEGJENDËS VAN BASTEN ME KLAS/ Mbrojtësi De Ligt: Kritikat e tij…

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Sportisti kazak shokon botën, martohet me kukullën seksi (FOTO)

Delo.autor

DËMTIMI I SADIKUT/ Nations League shumë pranë, PANUCCI i “shkel” syrin ABAZAJT

Isa.Autor

Leave a Comment