Champions League Futboll Sport

PLAS TEK LIVERPOOLI/ SALAH NUK FESTON golin e Firminos, ekspertët mendojnë se…

Roberto Firmino ka rrëmbyer fitoren ndaj PSG-së në minutat e fundit shtesë, por i vetmi i inatosur nga ky gol është shfaqur sulmuesi Salah, që në minutë të 70-të i është mohuar një gol duke u konsiderua si i pavlefshëm.

Pamjet filmike kanë regjistruar reagimin e tij nga stoli i Liverpool, teksa kanë qenë duke xhiruar festën e Jurgen Klopp. Pas Sadio Mane-s është Salah që shihet si egoist, pasi ka hedhur shishen që mbante në dorë me inat pas golit.

Sigurisht që ky gjest nuk është pozitiv për egjiptianin, por tifozët përpiqen t’a mbrojnë atë duke shprehur konfuzitetin e tyre rreth shkaqeve që e çuan atë drejt një veprimi të tillë.

Disa prej tyre mendojnë se është një shenjë e shfaqjes së lumturisë e ndërthurur me padurimin, është mënyra e tij origjinale e të festuarit.

Gjithashtu ekspertët mbrojnë Salah duke thënë se nuk mund të nxjerrin konkluzione “armiqësie” në ekip thjesht për një veprim të tillë.

Related posts

Lucas Biglia: Dua të luaj në finalen e Kupës së Italisë

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN NË BUNDESLIGA/ Mesfushori Rexhbecaj: Do të ishte një ëndërr që të luaj me…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Mourinho i gatshëm të refuzojë çdo propozim, pret telefonatën nga…

Delo.autor

Leave a Comment