Futboll Sport

U largua papritur nga KOMBËTARJA/ GREZDA përshëndet kuqezinjtë: Fat të mbarë vëllezër

Eros Grezda është larguar në mënyrë të papritur nga kombëtarja shqiptare, duke mos qenë i gatshëm për ndeshjen e sotme me Izraelin dhe në datën 10 me Skocinë në transfertë. Si duket shkaku kryesor ishte forma jo e mirë e lojtarit, pasi vinte nga një dëmtim i gjatë, por edhe që duhet të përgatitej për t’iu bashkuar skuadrës së tij të re, Rangers në kampionatin skocez.

Kështu që anësori do ta shoh Kombëtaren nga ekrani. Në një postim në rrjetin social “Instagram”, 23 vjeçari i uron fat kuqezinjve, ku shkruan: “Fat të mbarë vëllezër”. Takimi do të startoj sonte në orën 20:45 minuta në stadiumin “Elbasan Arena”.

Related posts

“KËTA BIJ KU*VASH MENDOJNË SE KA MBARUAR”/ Gerard kujton finalen e Stambollit: Gattuso bën si nevrik, por…

Delo.autor

DY LEGJENDA NË HISTORINË E KLUBEVE TË TYRE/ Ramos-Messi, kapitulli i 41-të në “El Clasico” (GRAFIKA)

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Manchester United “rrëmben” talentin norvegjez për…

Delo.autor

Leave a Comment