Futboll Sport

E FUNDIT/ Formacioni anti-Izrael: Panucci befason me zgjedhjen e titullarëve

Shqipëria do të ndeshjet mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” kundër Izraelit, në atë që do të jetë ndeshja e parë e kuqezinjve në Nations League. Trajneri Panucci, i cili është në dyshim pas rezultateve zhgënjyese të marrë nga kombëtarja në takimet e fundit, ka befasuar në përzgjedhjen e formacionit titullar, pjesë e së cilit nuk do të jetë kapiteni Ansi Agolli.

Formacioni që do të zbresë në fushë kundër Izraelit: Strakosha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Binaku, Xhaka, Basha, Memushaj, Gavazaj, Hyka, Guri.

Një zgjedhje surprizë kjo, duke parë se në konferencën e djeshme
Agolli ka qenë në krah të trajnerit Panucci dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar kombëtaren në çdo moment.

Vetë trajneri tha dje se do t’i besonte eksperiencës, ndërsa tani ka vendosur të aktivizojë 23-vjeçarin Binaku në vend të tij. Ndoshta, mund të ketë qenë një lëvizje mashtruese e italiani për të çorientuar kundërshtarin para ndeshje.

Related posts

Dopingu në futboll, ish-lojtari i City rrezikon katër vjet skualifikim…

Q.Autor

IU REFERUA DUELEVE TË VJETRA/ Casillas habit: “Pleshti” më ka bërë një portier më të…

Delo.autor

RUSI 2018/ Mesfushori i Brazilit mbetet i dëmtuar, do të mungojë kundër Zvicrës

Sadik.Autor

Leave a Comment