Futboll Shqipëri Sport

U MUNDËN NGA TEUTA/ Shehi: Rezultati nuk iu përgjigj lojës, duhet që të…

Pësoi humbjen e parë në drejtimin e skuadrës së Skënderbeut, duke u detyruar të dorëzojë kreun e klasifikimit të mbajtur gjatë pesë javëve të para, duke humbur edhe sfidën direkte me ish-shokun e tij të ekipit te korçarët, Bledi Shkëmbi që sot udhëhiqte Teutën në fitoren 2-0, por trajneri i bardhekuqëve, Bledi Shkëmbi nuk shfaqet i dorëzuar. Padyshim i keqardhur për humbjen, por aspak për lojën e zhvilluar nga skuadra e Skënderbeut, trajneri Shehi, beson se kjo disfatë nuk duhet trajtuar me pesimizëm të madh.

“Më vjen keq për aq shumë sa dhanë çunat. Më vjen keq që nuk finalizuan me aq shumë raste sa patëm, edhe pse ishim me 10 futbollistë për pjesën më të madhe të lojës. Më vjen keq për ato golat e pësuar në goditje standardet. Bëmë zgjedhjet tona taktike, e aktivizuam Sambou sepse kishte dhënë sinjalet e duhura. Më erdhi keq që rezultati nuk iu përgjigj aspak produktit të dhënë në fushë. U goditëm në momentet tona më të mira dhe në goditjet standarde. Nuk është e lehtë të luash me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të lojës. Ne jemi skuadër e re dhe në një kampionat të gjatë edhe mund të humbim. Për mënyrën se si u mundëm sot, nuk e marrim me pesimizëm të madh këtë humbje”, deklaroi trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi.

Related posts

AKUZA PËR DY VEPRA PENALE/ Presideti FFK-së Agim Ademi merr urdhër ndalimi

F.autor

Saint Etienne befason PSG-në, Cabella shënon gol për vëndasit

Sadik.Autor

ZBULON PRAPASKENAT / Bartomeu tregon shkakun unik të refuzimit të Barcelonës nga disa lojtarë

Delo.autor

Leave a Comment