Futboll Premier League Sport

U NDALËN NË DERBI/ David Luiz tregon arsyen pse Chelsea nuk fitoi ndaj West Ham

Chelsea ishte shumë i ngadaltë në lëvizje dhe pasime gjatë barazimit 0-0 ndaj West Ham sipas David Luiz. Mbrojtësi brazilian ka pranuar se paraqitjes së Bluve ditën e diel i mungonte dinamizmi që i ka karakterizuar në pesë ndeshjet e para të fituara në Premier League.

“Patjetër që jemi të zhgënjyer,” shprehet Luiz për faqen zyrtare të klubit. “Nuk luajtëm një ndeshje të mirë, nuk krijuam shumë. “Ishim të ngadaltë, prandaj nuk arritëm të shënonim gol. Mendoj se nuk luajtëm në nivelin tonë të dielën dhe prandaj nuk fituam.

“E dimë se shumë ekipe do të luajnë ndaj nesh në këtë mënyrë, me një prapavijë të tërhequr mbrapa dhe me kundërsulme, kështu që nuk kishte shumë hapësira, por jemi ne ata që duhet të gjejmë një zgjidhje.

Liverpool? Do të luajmë ndaj një skuadre fantastike, kështu që duhet të jemi gati për të dyja ndeshjet.”

Related posts

Vazhdojnë veprimet provokuese të mediave serbe, kapen me Shaqirin dhe Behramin

Sadik.Autor

RAKITIÇ KËRKON TË LARGOHET NË JANAR/ Shumë skuadra të njohura shfaqin interes për shërbimet e tij

Delo.autor

Formacionet e mundshme të El Clasicos numër 237-të, Barcelona si kampione pret Real Madridin

Sadik.Autor

Leave a Comment