Futboll Sport

Uzuni titullar në debutimin me Lokomotivën e Zagrebit, një talent shqiptar shënon tripletë

Myrto Uzuni ka debutuar si titullar te Lokomotiva e Zagrebit në elitën e futbollit kroat. Ish-futbollisti i Laçit, qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në fushë, duke bërë një paraqitje të kënaqshme në fitoren 2-5 ndaj Slaven Belupo.

Uzuni lokomotiva

Protagonist në këtë përballje ishte talenti shqiptar Lirim Kastrati. 19-vjeçari i cili është pjesë e 21-vjeçarëve të Kosovës shënoi tripletë duke i siguruar një fitore të artë skuadrës së Lokomotivës.

Kastrati

Aktivizimi i Uzunit duket se i ka sjell fat skuadrës nga Zagrebi, e cila u rikthye te fitorja pas 2 humbjesh radhazi duke u ngjitur në vendin e tretë në renditje.  Në sfidën e radhës Lokomotiva do të presë Rijekën në shtëpi.

Related posts

E PABESUESHME TEK DORTMUNDI/ Sekreti i formës së shkëlqyer është “stërvitja pa top” (VIDEO)

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA/ Ndeshje dramatike, Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Francë-Shqipëri. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment