Futboll Sport

PO BËHET VIRALE/ Shakaja pa kripë ndaj mesfushorit Keita, shokët e ekipit e bëjnë të dridhet nga frika (VIDEO)

Naby Keita do ta mbajë mend udhëtimin në një varkë me pedale me shokët e ekipit të Liverpool-it. Mesfushori nga Guinea u besoi atyre dhe vendosi të dilte për shëtitje, edhe pse nuk dinte not.

Por pak kohë pasi kishin nisur lundrimin, shokët filluan që të tundin varkën majtas dhe djathtas dhe madje ta tërhiqnin 26-vjeçarin për ta hedhur në ujë.

Në video Sadio Mane, Matip, Adrian dhe Minamino kënaqen duke vënë në lojë Keita-në, që ka shumë ankth dhe kapet fort pas varkës me pedale.

Në fund gjithçka mbyllet pa asnjë shqetësim, ndërkohë që futbollistët nuk kursyen të qeshurat, me përjashtim të 26-vjeçarit që do ta mbajë mend këtë lundrim anormal.

Related posts

ÇFARË PO NDODH/ Të gjithë e presin te Barça, minutat e fundit Vidal ndryshon mendje

Isa.Autor

MERKATO/ Chelsea e gatshme të paguajë 25 milionë euro për Palmierin

Q.Autor

Vetëm Allegri dhe Sarri kanë bërë më mirë se Gattuso…

Sadik.Autor

Leave a Comment