Futboll Seria A Sport

VENDI I TITULLARIT/ “Na kujton Kafunë”: HYSAJ tashmë ka një “armik” tek Napoli

Në futbollin modern kërkohet që mbrojtësit e krahut të marrin shpeshherë edhe iniciativën sulmuese, për t’i ardhur në ndihmë shokut të repartit ofensiv e për të krijuar rrezik me topat e hakuar në zonën kundërshtare, pa harruar superioritetin numerik. Në këtë anë, Elseid Hysaj “çalon”.

Zëvendësuesi i futbollistit të Kombëtares ndaj Parmës, Malkuit, u vlerësua maksimalisht në mediat italiane: në veçanti për karakteristikat e përmendura më sipër. “Çfarë surprize e bukur!. Krosimet e tij na kujtojnë Kafunë”, shkruhej në komentin e mediave italiane. Duke parë paraqitjen e francezit, Hysaj duhet të nisë të ecë me një marsh më shumë sepse rrezikon jo pak vendin.

Related posts

“CITY ZGJEDHJA E DUHUR”/ Donnarumma: U përshtata shpejt, shpresoj që të qëndroj sa më shumë këtu

F.autor

Ekipi i tij “dominon” bindshëm në shtëpi/ XHAKA ka një mesazh të veçantë për ARSENALIN (FOTO)

Isa.Autor

MotoGP, Rossi larg pritshmërive vijon të ndjekë kryesuesit

Sadik.Autor

Leave a Comment