Futboll Seria A Sport

“Mat” me 4 lëvizje/ Ja si Spaleti rilindi Interin: Pikat kyçe për “recetën” antikrizë

Nga e marta në të martë. Tetë ditë që kanë ndryshuar fytyrën e Interit. “Të fitojmë dhe bëjmë kthesën”, tha Luçiano Spaleti në vigjilje të rikthimit në Ligën e Kampionëve kundër Totenhemit. E kështu ka ndodhur. Nuk është fryt i rastësive, megjithatë. Është Interi që ka rinisur të luftojë: nuk është i bukur, nuk dhuron spektakël në fushë; por ka muskuj, fokusohet te më e rëndësishmja (fitorja), nuk dorëzohet kurrë (4 gola pas minutës së 75-të janë rekord sezonal në Serinë A, të cilëve u shtohen 2 rrjetat në fund kundër Spërsave) dhe po nis të korrë frytet.

Gjithçka pozitive? Ende jo, sepse minutat e “territ” në tri fitoret nuk kanë munguar. Por, kthesa është reale. Dhe mban firmën veçanërisht të Mauro Ikardit: pa golin e tij në Champions do tregohej një tjetër histori. Vërtet që Mauro nuk shënoi me Sampdorian, por penalltia e realizuar ndaj Fiorentinës tregon që argjentinasi mbetet pika e referimit për zikaltrit.

Deri më tani nuk është shërbyer sa duhet për të shënuar, por golat e tij janë dhe do jenë thelbësorë, edhe në një sezon ku autorët e golave janë 8: fshirja e numrit 0 në Europë dhe kampionat i ka hequr një pjesë të presionit dhe tani mund të luajë më lirshëm. Por, jo vetëm: Ikardi në formatin “egoist” është vetëm një kujtim i largët, kapiteni ndodhet në kuotën 2 asiste (me Torinon e Fiorentinën) dhe ishte që nga janari i 2017-ës (kundër Kievos) që nuk shënonte dhe shërbente pasimin vendimtar së bashku.

PAK “EPIC” NË MESFUSHË – Në mesfushë, lojtari që i ka dhënë “shkelmin” krizës zikaltër është Marselo Brozoviç. Interit i mungon truri dhe organizimi i një “regjisori” puro? Asnjë problem, zgjidhja është në shtëpi: kroati është prototipi i futbollistit të pisët e agresiv; një luftëtar në shërbim të Spaletit. Me Totenhemin, zhurma e ndërhyrjeve të tij ekzaltoi 70.000 tifozët prezentë në “San Siro”, në Xhenovë, goli i fitores i shënuar në frymën e fundit ishte çmimi i fituar me meritë pas një pjese të parë për t’u harruar; kundër Fiorentinës “dogji” barin e “Meazza”-s, duke shpërndarë pasime e duke mos iu ndarë kundërshtarëve nga shpina, mes të tjerash i ndihmuar shumë pak nga shoku i repartit Vesino. Pra, “Epic Brozo” ka arritur të limitojë mungesën e një “regjisori” të vërtetë.

KRAHËT FUNKSIONOJNË – Një tjetër lojtar me notë pozitive gjatë këtyre 8 ditëve është Kandreva: në krahë Spaleti ka shumë alternativa, por Perisiç nuk po kap ende rendimentin, Politano e Keita nuk po arrijnë të zhbllokohen. Antonio, pas golit kundër Bolonjës, po rrit nivelin e paraqitjeve dhe trajneri ka nisur ta pëlqejë gjithmonë e më shumë. Goditje, asiste, sprinte në krah, penalltia e fituar kundër violëve: ish-mesfushori i Lacios po nis të shfaqet.

NINXHA – Së bashku me Interin po fiton formën optimale edhe Raxha Naingolan: dëmtimi i korrikut ngadalësoi përshtatjen e belgut, por çdo minutë që kalon në fushë shërben për t’i hequr “ndryshkun”. Pritet vetëm që “flirti” me Ikardin të funksionojë, dhe, sipas Spaletit, Interi i së ardhmes do bazohet tek ata të dy.

 

Related posts

Jack Wilshere pranë largimit nga Arsenali, Fenerbahce futet në garë për anglezin

Isa.Autor

FAZA PËRGATITORE/ Sulmuesi Sane bën Bayern-in me “dhimbje koke”, Nagelsmann i jep shansin e fundit

Delo.autor

NJË MUAJ PAS MOMENTIT QË TRONDITI FUTBOLLIN/ Eriksen shfaqet në rrugët e Kopenhagenit me… (FOTO)

F.autor

Leave a Comment