Futboll Sport

VENDOS SULMUESI LATIF/ Teuta merr tre pikët e para dhe fundos Kamzën

Në ndeshjen e tretë ka ardhur tre pikshi i parë për Teutën në këtë edicion të Superligës. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka mposhtur në “Niko Dovana” me rezultatin minima l -0, Kamzën e Devollit që nuk ka mundur dot të rezistojë deri në fund për të marrë një barazim në transfertën durrsake.

Loja nis me të dyja skuadrat që në minutat e para janë në sulm në kërkim të golit. Kamza tenton me anë të kundërsulmeve që të surprizojë durrsakët. Martinena dhe Plaku tentojnë me shpejtësinë e tyre të vënë në vështirësi skuadrën e Shkëmbit, por janë të pasaktë përballë Isli Hidit. Teuta nga ana tjetër tenton të reagojë me anë të goditjeve të lira, por nuk ia del dot. Skuadra durrsake ka rastin më të pastër të ndeshjes, kur Latif del i vetëm përballë portës, por gabon dhe ndalet nga Avdyli.

45 minutat e dyta nisin me të njëjtin ritëm që u mbyllën të parat. Bledi Shkëmbi hedh në fushë afrimin më të fundit në merkato, Gerhard Prognin për t’i dhënë më shumë freski mesfushës, por sërish mungon konkretizimi në fazën ofensive. 20 minutat e para të pjesës së dytë karakterizohen nga lufta e ashpër në mesin e fushës mes të dyja ekipeve. Me kalimin e minutave Teuta fillon ta marrë ndeshjen në kontroll. Devolli bën disa zëvendësime, por që nuk japin rezultatin e duhur.

Në minutën e 74’ zhbllokohet ndeshja. Është Latif, ai që shënon për durrsakët me kokë pas krosit të çuar në zonë nga Hakaj. Me shënimin e golit, Teuta vijon të qëndrojë në sulm, në kërkim golit të sigurisë, ndërsa Kamza mundohet të reagojë edhe pse nuk e ka forcën e duhur. Deri në fund pavarësisht insistimit të Kamzës rezultati mbetet i pandryshuar dhe Teuta merr kështu fitoren e parë sezonale duke shkuar në kuotën e 5 pikëve. Ndërsa Kamza pëson humbjen e dytë radhazi, pas asaj me Partizanin një javë më parë dhe mbetet në kuotën e tre pikëve.

Related posts

SFIDA ELIMINATORE NDAJ ÇEKISË/ Flet trajneri Challandes: Ne do të luajmë si të “çmendur”

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Vllaznia-Luftëtari. Rezultati 4-0

Delo.autor

Elisabetta Galimi ”hajmalia” e Juventusit (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment