Futboll Sport

VIJOJNË PROBLEMET/ Arbitri e “zverdh” për simulim: Neymar tërbohet dhe hedh…

Neymar ka akuzuar arbitrin Jair Marrufo për mungesë respekti pas fitores 5-0 të Brazilit ndaj El Salvador. Sulmuesi është ndëshkuar me të verdhë për simulim nga Marrufo pasi u rrëzua në tokë gjatë miqësores të së mërkurës.

Akuza për simulime e kanë përndjekur Neymar gjatë viteve të fundit, sidomos në Kupën e Botës, dhe duke folur pas ndeshjes, sulmuesi i PSG ka sulmuar Marrufo-n.

“Nuk e di se çfarë duhet të bëjmë për të ndryshuar reputacionin, në asnjë mënyrë nuk mund të vazhdoj këshu,” shprehet ai për Globo Esporte.

“Por nuk është në dorën time, këtë herë nuk thashë asgjë, vazhdova lojën. “Është mungesë respekti, jo vetëm me mua, por edhe me shokët e ekipit. “Të luash me një karton të verdhë është një situatë delikate. Nuk mendoj se sjellja e arbitrit ishte korrekte.

“Nëse nuk do të japë penallti është OK, por kartoni i verdhë ishte i panevojshëm.”

 

Related posts

Christian Vieri: Për Italinë, RONALDO do të jetë si të fitosh llotarinë

Isa.Autor

Botërori 2018/ 24 gola të shënuar me kokë, kryeson mbrojtësi katalanas

Isa.Autor

ZYRTARE/ Pjanic rinovon me Juventusin, ja shifrat e ÇMENDURA të kontartës së re

Isa.Autor

Leave a Comment