Futboll Kategoria Superiore Sport

LUFTËTARI – PARTIZANI/ Zbulohet vendimi i klubit gjirokastrit

Luftëtari – Partizani është një nga kryendeshjet e kësaj jave që mbyll vitin në kampionatin shqiptar, që do të luhet të dielën në orën 13:30 në stadiumin e Gjirokastrës. Mësohet nga burime zyrtare në klubin gjirokastrit se është marrë vendimi nga presidenca se në të gjithë sektorët e stadiumit hyrja do të jetë falas për tifozët.

Kapaciteti i stadiumit të Gjirokastrës është 8500 vende. Në këto tri sezonet e fundit rekordi i shikuesve  në stadiumin e Luftëtarit është pikërisht në një ndeshje kundër Partizanit, e luajtur në fund të vitit 2016, teksa ka pasur afro 6000 shikues. Kujtojmë se Partizani është shpallur kampion dimri, ndërsa djemtë e Mezanit do të kërkojnë të ruajnë ecurinë pas asaj fitoreje të arritur në Korçë.

Related posts

PUSHIMET LUKSOZE/ Bashkëshortja e Messit poston FOTON e ëmbël! “Pleshti”…

Delo.autor

E PABESUESHME/ “Forbes” publikon 10 presidentët më të pasur të futbollit, ja kush kryeson…

Delo.autor

PSG NË TENTATIVË PËR SANDRO/ Përgjigjia e JUVENTUSIT shuan shpresat për…

Sadik.Autor

Leave a Comment