Futboll Sport

Vllaznia zbulon kundërshtarin në Champions, Allegri tërheq goglat

Vllaznia ka marrë vesh ekipin kundërshtar për UEFA Youth League. Ekipi shkodran do të ndeshet me skuadrën e Astanës. Një takim mjaft i vështirë për shkodranët, pasi duhet të udhëtojnë drejt Kazakistanit për t’u ndeshur me kampionët e këtij vendi. Takimi i parë për Vllazninë do të jetë me sistem eliminimi direkt. Do të luhen dy ndeshje me sistem vajtje ardhje, e njëjta formulë si turneun i të rriturëve.

Ndeshja e parë do të luhet në Kazakistan, ndërsa takimi i kthimit do të luhet në Shqipëri. Pak shpresa për skuadrën shkodrane për t’ia dalë mbanë. Pjesëmarrja e tyre në turneun më të mirë të moshave në Europë tregon diferencat ndërmjet menaxhimit të tyre dhe ekipit të parë.

Fillimisht, ekipi shkodran ra në grupin 4 me kundërshtarë si Anji, Dinamo Zagreb, Viitorul, Minsk, Maccabi Tel-Aviv, Astana, Illés Akadémia dhe Vllaznia. Interesant është fakti se i pranishëm në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës ishte trajneri aktual i Juventusit, Massimiliano Allegri. Ky i fundit ndihmoi me hedhjen e shortit.

Related posts

ZYRTARE/ Prurje e re te kuqezinjtë, klubi suedez konfirmon edhe ndeshjen

F.autor

E LARGOI KUKËSI/ “Sirena” greke për Koliçin, vjen oferta nga Athina

Isa.Autor

Partizani nis përgatitjet për sezonin e ri, Hebaj feston 20-vjetorin

Sadik.Autor

Leave a Comment