Futboll Sport

ITALI-ANGLI/ Rotacion te VAR-i për finalen, një gjerman ndihmon arbitrin kryesor Kaipers

Plot tetë arbitra janë caktuar për të gjykuar ndeshjen më të rëndësishme të turneut. UEFA i besoi finalen e madhe mes Italisë dhe Anglisë, holandezit Bjorn Kapiers.

Ndihmësit e tij do të jenë Sander Roekel dhe Ervin Zinstra. Arbitër i katërt është caktuar spanjolli Karlos del Sierro Grande. Në VAR Kaipers do të ndihmohet nga Bastian Dankert, arbitri gjerman që gjykon prej disa vitesh në nivele të larta në Gjermani dhe Europë.

Asistentë të tij në dhomën e teknologjisë do të jenë Pol van Boekel, ky i fundit ishte dhe përgjegjës në VAR në gjysmëfinalen e fundit mes Anglisë dhe Danimarkës që prodhoi jo pak polemika për arbitrin tjetër holandez, Deni Makelie. Asistenti i dytë do të jetë gjermani Kristian Gitelman dhe i treti, Marko Fric.

Një grup i miksuar arbitrash për një finale, i cili me siguri kërkon që këta të fundit të mos bëhen protagonistë në fushën e lojës me vendimet e tyre.

Gjithsesi, Kaipers u vlerësua nga shefi i arbitrave në UEFA, italiani Rozeti si i duhuri për të vendosur drejtësi në ndeshjen e nesërme

Related posts

DONNARUMMA E BËN BALT/ INTERI i falet ICARDIT dhe fiton derbin në frymën e fundit

Isa.Autor

TRIOLOGJIA/ Diaz: Nuk përballem me McGregor nëse ai nuk rikthehet më parë te fitorja

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Werner mendon largimin, Chelsea nis kontaktet me super sulmuesin

Delo.autor

Leave a Comment