Futboll Seria A Sport

Wanda Nara: ICARDI do të bëjë më shumë GOLA se RONALDO, sepse është më…

“Kur nuk shënon, Mauro kthehet në shtëpi i zemëruar. Në të tilla raste nuk jam fare në qarkullim, zhdukem”. Kështu ka pohuar në “Tiki Taka”, ku ka debutuar me një buzëqeshje, Wanda Nara, gruaja-agjente e Mauro Icardit. Pastaj prej saj vjen krahasimi luksoz midis numrit 9 të Interit dhe blerjes kryesore të Serie A, Cristiano Ronaldo: “Unë shpresoj që Icardi të shënojë më shumë gola se CR7. Futbolli italian duket i thjeshtë për të huajt, por fakti që portugezi po lufton për të shënuar golin e parë në Seria A është dëshmi e kundërt”.

Pak dritë edhe mbi zërat e merkatos së kësaj vere, sipas të cilëve Juventusi ishte i interesuar për Mauro Icardi: “A doni të dini nëse Juve e ka kërkuar ndonjëherë Icardi-n? Mund të them se i vetmi kontakt që Mauro ka pasur me Juventusin janë 7 golat që i ka shënuar. Është e qartë se një sulmues si ai u pëlqen shumë njerëzve dhe thirrjet telefonike mbërrijnë, por zgjedhja e tij ka qenë e qartë që në fillim dhe ne interistët jemi krenar për këtë.

Nëse të telefonon një president, megjithatë, unë duhet të bëj punën time dhe të përgjigjem. Sidoqoftë, fjala e fundit në secilën zgjedhje është gjithmonë e tij. Përjashtimi i Icardit nga Kupa e Botës? Argjentina ka shumë sulmues të mëdhenj dhe shumë prej tyre kanë luajtur me vite të tëra në ekipin kombëtar. Për këtë ishte e drejtë t’i merrnin në Rusi. Mauro e dinte dhe ishte i qetë. Tani kanë një kurs të ri, që fokusohet tek lojtarët më të rinj, dhe ne shpresojmë.

Icardi shihet keq nga shtypi argjentinas? Jo, përkundrazi. Shtypi argjentinas po nxiste për ta grumbulluar Icardin, por ishte e drejtë të merrnin të tjerët. Ai ka ende 2-3 Botërorë para tij. Icardi-Lautaro, çifti i ri për Argjentinën? Sipas mendimit tim, po, dhe ne shpresojmë t’i shohim ato tashmë në këto pozita. Icardi u lëndua nga kritikat e Maradonës? Jo, kur i dëgjoi këto gjëra, ai si gjithmonë u përgjigj me shumë mirësjellje, sepse ka shumë respekt për futbollistin Maradona”.

Related posts

DËNIM I RËNDË/ UEFA pezullon finalisten e Europa League për një sezon

Isa.Autor

SPECIALE/ Brazili i Neymarit: Si në botërorin e 2002 apo do të përsërisin 1982

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ ROMËS NË EUROPA LEAGUE/ Rast infektimi me koronavirus tek Shakhtar Donetsk, izolohet mbrojtësi…

Delo.autor

Leave a Comment