Futboll Premier League Sport

XHAKA tregon sekretet: OZILI më i miri me të cilin kam luajtur, MUSTAFI është…

Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur për bashkëlojtarët e tij të Arsenalit, duke zbuluar se Shkodran Mustafi i argëton ata me muzikë në dhomat e zhveshjes,ndërsa Mesut Ozilin e ka vlerësuar si lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë.

Në një intervistë për “Soccer AM”, mesfushori me origjinë shqiptare i Arsenalit, Granit Xhaka, diskutoi rreth bashkëlojtarëve të tij. Këtë lloj të intervistës, të quajtur “Teammates 2.0”, e kishin bërë edhe yjet e tjerë të Premierligës, si Herri Kejn, Xhesi Lingard, Filip Kutinho, Eden Hazard dhe Leroi Sane. Kur u pyet se cili është bashkëlojtari i tij më i mirë, Xhaka zgjodhi Mesut Ozilin, duke e lavdëruar atë jo vetëm për aftësitë sa i përket futbollit, por edhe për personalitetin e tij. Xhaka ka luajtur përkrah Ozilit që nga viti 2016, kur u transferua në Arsenal nga Borusia Mynshenglabah.

“Nuk më duhet shumë kohë për të menduar për këtë, është Mesuti. Mesut Ozil është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur deri më tani. Ai është futbollist i rrugës, filloi të luajë futboll në rrugë. Atij i pëlqen të bëjë gjëra me top, ta ketë topin në këmbët e tij dhe është një futbollist i jashtëzakonshëm”, ka thënë Xhaka.

“Ai është një djalosh brilant, shumë i hapur dhe gjithmonë i ndihmon të tjerët. Është një djalosh shumë i mirë, i shoqërueshëm dhe mund të them vetëm gjëra të mira për të”.Megjithatë, në këtë interviste, Xhaka përmendi edhe mbrojtësin Shkodran Mustafi, i cili po ashtu ka origjinë shqiptare. Xhaka bëri të ditur se Mustafi, i cili luan për Kombëtaren e Gjermanisë, është lojtari i cili zgjedhë shpesh muzikën që dëgjohet në dhomat e zhveshjes duke e quajtur atë DJ.

“Mustafit i pëlqen ta zgjedhë muzikën. Ndërsa, për ndeshje është më e përzier. Holding i përzgjedh këngët zakonisht para ndeshjeve, por edhe Mustafi e bën këtë gjë. Edhe Aubameyangu i zgjodhi për një ndeshje0. Mustafi dëgjon shumë këngë gjermane”, shtoi Xhaka.

Përkundër faktit se ai dhe Mustafi kanë që të dy prejardhje shqiptare, Xhaka rrëfeu se shoku i tij i ngushtë është Stefan Lishtainer, i cili u transferua në Arsenal gjatë verës. Xhaka dhe Lishtainer janë shokë që nga viti 2010 dhe shqiptari me nënshtetësi zvicerane ka bërë të ditur se ai e kishte bindur atë të transferohet në klubin londinez.

“Duhet ta zgjedh Lishtainer. E kam njohur atë që kur kemi qenë 17-vjeçarë nga Kombëtarja e Zvicrës. Kam luajtur përkrah tij për shumë vite për Zvicrën dhe tani e shoh çdo ditë dhe e kam kuptuar se çfarë personi është. E kisha ditur edhe më herët, por tani e njoh edhe më mirë. Ai është i qetë dhe shumë inteligjent”, u shpreh mesfushori i Arsenalit.

Related posts

Nga Diego te Giovanni, titujt e Juves kalojnë nga golat e familjes Simeone

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Tottenham i vendos bllokadë Manchester City dhe Guardiola-s: Harry Kane e merrni vetëm kështu

Delo.autor

KËRKON “NDRYSHIME GJITHËPËRFSHIRËSE”/ Ja kushtet e Pep Guardiolës për të qëndruar tek Manchester City

Delo.autor

Leave a Comment