Futboll Seria A Sport

ZBULOHET E VËRTETA/ Ja përse RONALDO vendosi në fund të mos ikte në ceremoninë e UEFA

Cristiano Ronaldo vendosi që të mos merrte pjesë në ceremoninë gala të UEFA-s, ku u dhanë disa çmime me rëndësi për futbollistët evropianë për shkak të presidentit të Realit, Florentino Perez.

Ylli portugez, që këtë verë u bë pjesë e Juventusit, vendosi në momentet e fundit të mos udhëtonte drejt Montekarlos. Dhe kjo sepse ai kishte dëgjuar se numri 1 i “galaktikave” e kishte shtuar presionin ndaj institucionit numër 1 të futbollit evropian, që çmimin e “Lojtarit më të mirë të vitit” t’ia jepte Luka Modric-it. CR7 fitoi çmimin “Sulmuesi i Vitit “ nga UEFA, por kjo ishte shumë pak për të.

Pavarësisht vlerësimit për portugezin, Perez nuk mund të lejonte sipas gazetës italiane “Tuttosport”, që ky çmim i rëndësishëm t’i jepej një lojtari që nuk luan me “Galaktikët”. Për këtë arsye ai e shtoi presionin te UEFA. Sigurisht që kjo gjë e shton edhe më shumë mërinë e sulmuesit ndaj ish presidentit të tij.

Ky vendim solli debate të mëdha me menaxherin e lojtarit të Juves, Jorge Mendes, që e quajti qesharak. Ndërsa tekniku i ri i Realit, Julen Lopetegui u shpreh se vendimi për t’ia dhënë kroatit çmimin ishte i drejtë.

Edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, reagoi në lidhje me moshkuarjen e CR7-ës në këtë ceremoni.

“Pse nuk erdhi Ronaldo? Vetëm Ronaldo e di, duhet ta pyesni. Ne prisnim që ai të vinte, por pak orë para nisjes, Juve na njoftoi se nuk do të vinte. Dua ta them vetëm një gjë: 55 gazetarë dhe 80 trajnerë votuan, e ata e përcaktuan fituesin dhe rezultati final duhet të pranohet”, përfundoi Ceferin.

Related posts

Harry Kane te Bayern në rast se largohet Robert Lewandowski

Sadik.Autor

Pakënaqësitë ndaj PSG, Lucas Moura dëshiron transferimin tek Manchester United

Q.Autor

“PAS 3 DITËSH PUSHIMI/ Andrea Pirlo merr lajmin e mirë. Futbollisti i bashkohet stërvitjeve “bardhezi”

Delo.autor

Leave a Comment