Futboll Premier League Sport

ZBULOHET SEKRETI/ Neville: Mourinho, i pafajshëm! Ja cili është problemi i Man United…

Në “Old Trafford” ujërat janë turbulluar dhe pyetja është një e vetme: kush e ka fajin?

Faji i Mourinho, që duket se si e ka zakon në karrierën e tij po vuan vitin e tretë të punës në një ekip? Eshtë faji i futbollistëve, me Pogba në krye, që po ia bëjnë trajnerit jetën më të vështirë sesa duhet? Ping-pong i përgjegjësive ka ndikuar te rezultatet e Manchester United, por një nga ata që ka identifikuar përgjegjësit e situatës është Gary Neville, “legjenda” e klubit, aktualisht opinionist në TV dhe trajner i kombëtares së femrave të Anglisë.

“E gjithë kjo rrëmujë nisi kur Manchester United shkarkoi David Moyes pas tetë muajsh, duke hedhur poshtë vlerat që kishte themeluar ky klub, – tha Neville. – Duke hedhur poshtë një përvojë 1 shekullore. Problemi nuk është trajneri, por mungesa e drejtuesve të aftë që qëndrojë mbi të. Kur veprojnë rastësisht, pa një plan të mirëfilltë, atëherë gjërat vështirësohen. Unë mendoj se janë drejtuesit fajtorët kryesorë për momentin e vështirë që po kalon United, që pas largimit të Alex Ferguson, i cili mesa duket dinte të bënte mirë edhe drejtuesin…”

Related posts

E rrallë në Angli/ Futbollisti transferohet dy herë në katër ditë, klubi fiton…

Sadik.Autor

U DËMTUA NË FINALEN E KUPËS SË FRANCËS/ PSG me reagim zyrtar, tregon gjendjen e Kylian Mbappes

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME PARMËN/ Ronaldo: Shumë shpejt do shihni “Zonjën e Vjetër”…

Delo.autor

Leave a Comment