Futboll Sport

Ze Maria nuk kënaqet me barazimin dhe flet për PARTIZANIN: Derbi është ndeshja me e lehtë

Trajneri i Tiranës, Ze Maria për Supersport është shprehur se nëse skuadra duhet ta mbrojë rezultatin, atëherë duhet të sulmojnë, pasi kjo është filozofia e tij. Përsa i përket derbit në javën e ardhshme me Partizanin, tekniku është shprehur se kjo është ndeshja më e lehtë për t’u luajtur, pasi lojtarët nuk kanë nevojë për motivim, por japin maksimumin.

“Nuk do e pranoja barazimin. Ndonjëherë në kishim frikë ta fitonim ndeshjen. Në natyrën time barazimi nuk është i pranueshëm. Nëse ne duam ta mbrojmë rezultatin, atëherë duhet të sulmojmë. Ekipi u tërhoq dhe për këtë u ndëshkuam, por do flasim me futbollistët. Do të flas me lojtarët për të kuptuar vendimin që ata luajtën shumë prapa dhe pas kësaj do të marr edhe vendimet e mia. Derbi është sfida më e lehtë, pasi lojtarët janë të motivuar dhe për të dhënë maksimumin në fushën e lojës”.

Related posts

CHAMPIONS/ 30 sekonda në fushë, Okugawa barazon Bayernin pas gabimit të Lewandowskit (VIDEO)

Delo.autor

Alisson rinovon me Romën, kjo do të jetë paga e tij

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Bayern blen kampionin e botës…

Delo.autor

Leave a Comment