Futboll Premier League Sport

Hakmarrja e egër e EVRA ndaj PIQUE: Spanjolli më dogji KËPUCËT, ndërsa unë i…

Shakatë në një skuadër futbolli janë padyshim të përditshme. Nuk ekziston asnjë autobiografi futbollisti, në të cilën nuk përshkruhet të paktën një shaka, zakonisht absurd, e bërë ose e pësuar. Madje, edhe klubet elitare nuk janë imunitarë nga vurisi i talljeve dhe gallatave. As në një vend që mund të konsiderohet i shenjtë, si “Old Trafford”, futbollistët e Manchester United ndonjëherë mund të ngjasojnë më shumë si fëmijë në një ekskursion shkollor se si futbollistë profesionistë. Deklarata e fundit e Patrice Evra, e bërë gjatë emisionit “A League Of Their Own” në ‘Sky Sports’, hedh edhe më shumë dritë mbi një episode anekdotë që ka hyrë në legjendën e klubit.

E njëjta anekdotë e rrëfyer nga të dy protagonistët në kohë të ndryshme. Fillimisht ishte Gerard Pique, që në vitin 2016 ka treguar një shaka që i kishte bërë francezit Patrice Evra në kohët kur të dy militonin te United. “Një ditë, Patrice Evra hyri te dhomat e zhveshjes me këpucët e reja që i kishte dërguar Nike, pas shumë kohësh nga porosia. Mbi këpucë ishin shkruar emrat e fëmijëve të tij dhe shumë detaje të tjera absurd. Natyruisht, sapo ai hyri në dush, ndezëm një zjarr të vogël dhe i dogjëm këpucët…”, tregoi Pique. Një skenë që të kujton miq që shkojnë të luajnë minifutboll dhe vendosin të shënjestrojnë dhe tallen me një prej shokëve. Por dihet, që këto gallata nuk përfundojnë absolutisht të pandëshkuara.

Pas dy vitesh nga rrëfimi i Pique, mbërrin edhe pjesa e dytë e historisë, kësaj here e treguar nga vetë Evra. Që këpucët e tij i kishte shumë për zemër, aq sa vendosi të hakmerret, madje duke marrë edhe interest, ndaj Pique. Në mënyrën më të keqe të mundshme. “Më dogjën këpucët. Nuk ishte aspak zbavitëse. Ishte Gerard Pique, por në fund edhe unë i bëra diçka atij… Mora këpucët e tij, shkova në banjo dhe dhjeva brenda tyre”, tregoi Evra. Ja pra, mbase këtë pjesë katalanasi evitoi ta tregojë kur rrëfeu historinë para dy vitesh.

Related posts

I DASHURUAR ME CILËSITË E TIJ/ Pirlo hedh sytë nga mesfushori i PSG, projektohet shkëmbim me…

Delo.autor

Suedezët në panik, alarm për zjarr në hotelin me 5 yje

Isa.Autor

FORMULA 1/ Vettel larg Ferrarit, drejtuesit e “kokëkuqes” zbulojnë të vërtetën

Delo.autor

Leave a Comment