Futboll Sport

ZHGËNJIMI I ITALISË/ Mançini mbron zgjedhjet e tij: Ne e dinim se kjo do të…

Roberto Mancini po kërkon më shumë nga sulmuesit e tij, pasi të tijtë humbën 1-0 ndaj Portugalisë, në sfidën e Ligës së Kombeve, të hënën. Mançini e filloi lojën me dy sulmues në Lisbonë, por as Simone Zaza, as Ciro Immobile nuk patën shumë ndikim, ndërsa Portugalia mbizotëronte.

Luzitanët, pa Cristiano Ronaldon, e shënuan golin e vetëm të ndeshjes me anë të Andre Silva në fillim të pjesës së dytë. Ky rezultat e lë Italinë me një pikë të vetme nga dy ndeshje të Ligës së Kombeve, teksa trajneri Mançini pranon se problemi i tyre qëndron në sulm.

“Për fat të keq, ne po bëjmë gabime dhe duhet të përpiqemi t’i zvogëlojmë ato, – tha Mancini për “Rai Sport”, pas ndeshjes. – Por djemtë dhanë gjithçka që kishin. Ne duhet të shënojmë gola për të fituar, kështu që duhet të gjejmë zgjidhje të reja dhe të bëjmë më shumë në sulm.
Në pjesën e parë e kemi pasur shumë më tepër topin me dy sulmuesit, pasi të paktën ata mund të luajnë mes tyre lart, kështu që mund të jetë një opsion i rëndësishëm”.

Mançini bëri gjithsej nëntë ndryshime nga skuadra që barazoi 1-1 me Poloninë për herë të fundit, por ai mbrojti zgjedhjet e tij, i sigurt se e vetmja mënyrë që Italia do të përmirësohet është nëse ai u jep mundësi lojtarëve: “Ne duhet t’i lëmë lojtarët e rinj të rriten, nuk ka asgjë tjetër më të mirë për to. Kur një lojtar është i ri luan në këtë nivel, ai do të ketë disa probleme, ne e dinim se kjo do të ndodhte”.

Related posts

DERBI KRYEQYTETAS PO AFRON/ Legjendat e Tiranës tregojnë recetën “anti-Demave të Kuq”

Delo.autor

Jurgen Klopp shpjegon me detaje pse e mori Xherdan Shaqirin te Liverpooli

Isa.Autor

HYSAJ MË I DOBËTI/ “France Football” vlerëson kuqezinjtë

F.autor

Leave a Comment