Futboll Sport

Zvicra publikon listën për ndeshjet e muajit shtator, katër shqiptarë të grumbulluar, por mungon Behrami dhe Xhemaili

Përfaqësuesja e Zvicrës ka grumbulluar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës.

Helvetikët do të luajnë në muajin shtator ndaj Islandës dhe Anglisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic për këto dy takime ka grumbulluar 24 futbollistë.

Në listë mungojnë dy futbollistët shqiptarë që dhanë shumë për këtë ekip kombëtar si Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili.

Megjithatë numri i shqiptarëve nuk mund të bije, pasi Petkovic përsëri ka grumbulluar katër lojtarë.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë aty si gjithmonë, ndërsa është rikthyer edhe Admir Mehmedi që ka lënë mbrapa lëndimin e pësuar.

Risi në këtë grumbullim është sulmuesi i talentuar i Baselit, Albian Ajeti.

 Në rast se Ajeti aktivizohet në njërën nga dy ndeshjet, atëherë ai nuk do të mund të luaj më për Kosovën ose Shqipërinë.

Ndeshjen e parë Zvicra e zhvillon kundër Islandës më 8 shtator, ndërsa të dytën ndaj Anglisë, tri ditë më vonë.

 

Related posts

“ENDE NDIHEM I RI”/ “Le Iene” hyn në festën e 40-vjetorit të yllit Ibrahimovic, mos i humbni “bombat” e tij

Delo.autor

MARRËVESHJA PRANË FINALIZIMIT/ Trilogjia Holyfield-Tyson do të gjenerojë 100 milionë dollarë

Delo.autor

Botërori i Rusisë, kjo është ëndrra e madhe e Diego Godin për Uruguain

Sadik.Autor

Leave a Comment