Champions League Futboll Sport

ZYRTARE/ Sistemi “VAR” do të përdoret edhe në Ligën e Kampionëve dhe disa…

UEFA ka bërë të ditur se Video Assistant Referee (VAR) do të përdoret në Ligën e Kampionëve që nga sezoni i ardhshëm, si dhe në disa gara të tjera që organizohen nga UEFA.

Përveç në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, do të përdoret edhe në Superkupën e Evropës të 2019-ës, turneun e Evropianit të vitit 2020, Evropa Ligën prej sezonit 2020/21, si dhe Ligën e Kombeve në vitin 2021, shkruan Gazeta Express.

VAR-i u përdor edhe në turneun e Kupës së Botës në Rusi që u mbajt këtë verë, ku u tregua mjaft i suksesshëm dhe vendimtar. Megjithatë, UEFA, për dallim nga FIFA, nuk i kishte besuar mjaftueshëm kësaj teknologjie deri më tani.

Fillimisht ishte spekuluar se VAR-i do të fillonte të përdorej nga çerekfinalet e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve mirëpo presidenti i këtij trupi, Aleksandar Ceferin, i kishte mohuar këto spekulime duke thënë se duhet të qartësoheshin edhe disa detaje të tjera rreth përdorimit të VAR-it.

Mirëpo, tani UEFA ka ndryshuar mendim dhe besojnë që deri në sezonin e ardhshëm kanë mjaftueshëm kohë për t’i trajnuar gjyqtarët se si duhet të përdoret VAR-i.

“Jemi të bindur se përdorimi i VAR-it në gusht të vitit 2019 [ndeshja e Superkupës së Evropës] do të japë neve mjaftueshëm kohë për ta instaluar një sistem të përshtatshëm dhe për t’i trajnuar gjyqtarët, në mënyrë që të kemi përdorim efektiv dhe të suksesshëm të VAR-it në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, garën më prestigjioze të botës”, ka thënë Ceferin.

VAR-i është teknologji e cila u ndihmon gjyqtarëve për të vendosur në momentet kontroverse gjatë ndeshjes. Nëse në fushë ndodh diçka të cilën gjyqtari ose nuk e ka parë ose e ka vlerësuar gabimisht, atëherë VAR-i ndërhyn. Gjyqtari mund t’i dëgjojë ndihmësit e tij, të cilit i komunikojnë atij vendimin që kanë marrë, por mund ta shikojë videon edhe vet.

VAR-i përdoret vetëm në raste vendimtare të ndeshjes, si për kartonë të kuq, penallti e gola nga pozita jashtë loje.

 

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Fiorentina. Rezultati 0-1

Delo.autor

INTER TAKIM ME AGJENTIN E YLLIT BELG/ Marotta i ofron Lukakut rrogën e “çmendur” prej…

Delo.autor

Arriti me shumë ‘bujë’ tek City por përfundoi në stol, Danilo mendon largimin

Q.Autor

Leave a Comment