Futboll Shqipëri Sport

NUK KANË FUND PROBLEMET PËR KOMBËTAREN/ Tre lojtarë humbasin ndeshjet e radhës, ja emrat…

Lajme të këqija për trajnerin e Kombëtares, Edi Reja në prag të dy ndeshjeve në Ligën e Kombeve për muajin tetor, atë ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë.

“Panorama Sport” mëson se sulmuesi Myrto Uzuni ,mbrojtësi, Jon Mersinaj dhe portieri Thomas Strakosha nuk do të jenë të gatshëm për Kombëtaret për dy ndeshjet e radhës. Mbrojtësi ka shfaqur probleme muskulore, ndërsa sulmuesi beratas ka probleme në gju. Shqetësime muskulore ka shfaqur edhe Strakosha, i cili gjithashtu nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për ndeshjet e këtij muaji.

Lojtarëve do u duhen disa ditë terapi, pas rezonancave të kryera ditën e sotme. Një fat i keq ky për sulmuesin Uzuni, i cili vinte në Kombëtare pas një formë të shkëlqyer te Ferencvaroshi dhe shpresonte që të aktivizohej në dy ndeshjet e radhës, pasi në ndeshjet e kaluara ka gjetur shumë pak hapësira nën drejtimin e Rejës.

Për fat të mirë bëhet fjalë për dëmtime që kanë nevojë vetëm për të paktën 1 ose 2 javë pushim dhe përkujdesje.

Related posts

SHERRI ME LEONARDON PAS NDESHJES/ Ja sa rrezokn arbitri i Juventus-Milan

Delo.autor

FRIKSOHET SPALLETTI/ Ylli i INTERIT largohet nga kombëtarja pas dëmtimit të RËNDË në gju

Isa.Autor

Rëndësia e Cavanit/ Pa të Suarez vendosi rekord negativ kundër Francës

Isa.Autor

Leave a Comment