Futboll Seria A Sport

775 paundë NATA / Brenda suitës, ku Mayorga pretendon PËRDHUNIMIN nga CR7 (FOTO)

Jemi në Las Vegas, në super-apartamentin me çati, ku ylli i Juventus, sipas akuzës përkatëse, përdhunoi modelen amerikane, Kathryn Mayorga. Bëhet fjalë për një suitë luksoze, në të cilën duhet të paguash 775 paundë për të kaluar një natë aty. Kaq mendohet se është shuma që ka paguar edhe Cristiano Ronaldo, i cili dyshohet se e ka sulmuar seksualisht aty, modelen në fjalë.

Ronaldo, 33 vjeç, kundërshton me forcë pretendimet se e ka sulmuar zonjën Mayorga, pasi e ka ftuar atë për t’u zhytur në “xhakuzi”. Paparacët dhe një video e shpërndarë treguan Ronaldon, asokohe 24 vjeç, dhe zonjushën Mayorga, asokohe 25 vjeçe, duke kërcyer së bashku në klubin e natës, të mbyllur tani, në afërsi të “Palms Place”, para sulmit seksual të supozuar.

Akuzat ndaj yllit portugez pretendojnë se zonja Mayorga bërtiti “jo, jo, jo”, pasi futbollisti i shquar e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale në këtë suitë luksoze. Sipas dokumenteve ligjore, ai më pas kërkoi falje, duke i thënë modeles amerikane se “e teproi, ndërsa zakonisht është një zotëri”.

Avokatët e zonjës Mayorga, aktualisht 34 vjeçe, thonë se ajo ishte paguar me një shumë prej 288 mijë paundësh vitin e ardhshëm nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, duke ia mbyllur gojën që të përsëriste pretendimet për përdhunim. Ish-ylli i Manchester United dhe Real Madridit mohon çdolloj keqbërje të tij ndaj zonjës në fjalë.

Ai tha të mërkurën: “Unë i mohoj fuqishëm akuzat që po bëhen kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm, që shkon kundër çdo gjëje, për të cilën jam dhe besoj. I etur, siç mund të jem unë, për të pastruar emrin tim, refuzoj të ushqej spektaklin e krijuar nga njerëz që kërkojnë të promovojnë veten e tyre përmes emrit tim. Ndërgjegjia ime e pastër do të më lejojë të pres me qetësi rezultatet e çdo hetimi”.

Ylli portugez i kishte mohuar më parë akuzat për përdhunim të zonjës Mayorga, duke i konsideruar si “fake news”. Përmes një videoje në Instagram, CR7 ka sqaruar: “Ata duan të bëhen të famshëm duke përdorur emrin tim”. Departamenti i Policisë Metropolitane në Las Vegas konfirmoi më parë, këtë javë, se e kishte rihapur hetimin për këtë akuzë përdhunimi, e cila i referohet vitit 2009 dhe ka të bëjë me Cristiano Ronaldon.

Mbrëmjen e kaluar, avokati i Mayorga tha se ajo ka mbetur e traumatizuar, vuan nga depresioni dhe mendimet vetëvrasëse që nga momenti i përdhunimit të pretenduar. Zonja Mayorga pretendon se Ronaldo i dha asaj një bluzë dhe pantallona të shkurtra dhe e ftoi të kryente aktin seksual. Ajo shton se portugezi e tërhoqi në një nga dhomat e gjumit, e hodhi në shtrat dhe u përpoq të përfshiheshin në marrëdhënie seksuale.

Partnerët më të mëdhenj të sponsorizimit të Ronaldos, “Nike” dhe “EA Sports” thyen heshtjen e tyre mbrëmë, duke deklaruar shqetësimin e tyre lidhur me akuzat. “Nike” tha se ishte “thellësisht i shqetësuar”, ndërsa gjiganti i lojrave “EA Sports” shtoi: “Ne e kemi parë raportin në lidhje me këto akuza kundër Cristiano Ronaldos. Jemi duke monitoruar nga afër situatën…”

Related posts

Moviola Brazil-Belgjikë, ja rastet e diskutuara për penallti

Isa.Autor

Lamtumira prekëse për Dortmund/ Aubameyang: Kërkoj faljet për gabimet

Q.Autor

“NDESHJA E TITANËVE”/ Foreman e Tyson në mesin e LEGJENDAVE të boksit PARASHIKOJNË duelin Wilder-Furynga

Isa.Autor

Leave a Comment