Futboll Premier League Sport

AKSIDENTI QË TRONDITI FUTBOLLIN ANGLEZ/ Dalin teoritë e para për shkakun e rrëzimit të helikopterit të pronarit të Leicester Cityt

Mund të shkojë më shumë se një vit për të ditur rrethanat që dërguan në prishjen e helikopterit ku vdiqën pesë njerëz, përfshirë pronarin Vichai Srivaddhanaprabha, si më i njohuri në bord

Të shtunën në mbrëmje, një helikopter që barte pronarin e Leicester Cityt, Vichai Srivaddhanaprabha dhe katër pasagjer të tjerë u rrëzua, pak momente pasi ishte ngritur, duke u vratë të gjithë pasagjerët në bord.

Incidenti, i cili ndodhi pas një ore pasi Foxes barazuan 1-1 kundër West Hamit, ka lënë pa fjalë botën e futbollit dhe kampionët e Anglisë të sezonit 2015-16 totalisht të shokuar.

Homazhet tashmë kanë filluar për të gjithë ata që humbën jetën e tyre në këtë incident, me ish yllin e Leicester Riyad Mahrez që ia dedikoi golin e fitores që shënoi me Cityin kundër Tottenhamit të hënën e ku e përshkroi ish pronarin “një njeri shumë të mirë’.

Pyetje natyrisht janë ngritur për atë se si erdhi deri tek kjo tragjedi dhe çfarë e shkaktoi incidentin dhe përderisa një hetim tashmë është në rrugë, derisa duhet muaj deri të kemi një përgjigje të saktë.

Çfarë mund ta këtë shkaktuar prishjen e helikopterit

Dega për hetime të aksidenteve ajrore, të cilët janë një trup që shikon në aksidente civile ajrore në Britani, ishte në skenë shumë shpejt pasi kishte ndodhur rasti dhe një hetim ka filluar.

Në vendin e ngjarjes ka pasur inspektor të cilët kanë mbuluar katër hetime që kanë të bëjnë me aspektet inxhinierisë, operacione, të dhënat për fluturimet dhe faktorët njerëzor.

AAIB ka konfirmuar që janë zbuluar të dhënat e regjistruara të fluturimeve nga prishjet dhe inspektorët kanë filluar të studiojnë rastin që nga e hëna. Po ashtu është treguar që kjo u bë “më vonë për shkak të nxehtësisë së vazhdueshme që ishte rezultat i zjarrit të madh gjatë aksidentit”.

“Motori është ndaluar dhe pastaj helikopteri rrotullohej ai bënte një zhurmë të madh, sikurse një zhurmë e tmerrshme”, ka thënë për BBC Radio Leicester, Ryan Brown fotograf freelancer i këtij qyteti.

“Helikopteri u ndal papritur, filloi të rrotullohet dhe ishte tërësisht jashtë kontrollit. Pastaj pash një top të madh që shpërthejë si një big bang”.

Duke folur për BBC, Jim Rowlands, ish anëtar i RAF Puma, tha së ai beson që incidenti ishte shkaktuar nga një problem me rotorin në bisht të helikopterit, e cila gjë e mbron helikopterin që të rrotullohet.

“Nëse e humbni rotorin e bishtit është pothuajse e pamundshme që ta kontrollosh mjetin”, tha ai.

“Nuk mund të dilni jashtë. Do të ishte më shumë fat nëse dikush do të mbijetonte”.

“Mund të jetë faktori njerëzor, mund të jetë një gabim i pilotit apo ndonjë mirëmbajtje e dobët teknike që e shkaktoi këtë gjë”.

Përderisa Rowland e pranon se ka një “mendim” që problemi ishte mekanik, ai shtoi se ka edhe shumë “gjëra të tjera që mund ta kenë shkaktuar atë”.

Ka spekulime që një dron i policisë mund ta këtë shkaktuar aksidentin është në pah, megjithatë, policia Leicestershire Police, e cili tregoi në Twitter se nuk ka pasur aterime të tyre në këtë kohë”.

AAIB i ka bërë thirrje dëshmitarëve të cilët kanë video apo fotografi të aksidentit që të kontaktojnë me Policinë e Leicestershire Police.

Kur do të bëhen të njohura të dhënat për aksidentin?

Do të kalojnë shumë muaj për të zbuluar saktësisht se çka e shkaktojë aksidentit për shkak të natyrës së përpiktë të AAIB që do të ndërmarrë.

“Faza fillestare është vetëm fillimi. Së parku ata marrin dokumente dhe fotografi, kontaktohen dëshmitarët, mbetjet e rrëzimit pasi grumbullohen transportohen në fabrikën tonë në Farnborough’, shpjegohet tek kjo faqe.

Fillimisht në Farnborough, mbetjet studiohen në detale, e cila gjë involvon teste të ndryshme që mund të përfshin edhe sesione simulimi të fluturimit”.

“Kjo fazë e hetimit mund të bëhet për disa muaj për aksidentet që involvojnë avionë të lehtë dhe ndoshta më shumë se një vit për një aksident të rëndë”, sipas AAIB.

Megjithatë, një “buletin special” nga organizata do të lëshohet brenda një muaji për një hetim kryesor ajror dhe ku disa detale fillestare jepen në të.

Raporti i plotë i aksidentit, megjithatë, do të publikohet kur AAIB është e saktë se çka mund ta këtë shkaktuar aksidentin dhe nuk do të vendos ndonjë afat kohorë se sa do të zgjat kjo, edhe pse ata janë optimist se do të ndodh brenda një viti.

“Kur ne i analizojmë provat, kemi nxjerrë rekomandimet për sigurinë, kemi përgatitur një draft raport që kalon nëpër disa faza që rishikohen nga brenda AAIB”, thonë ata.

‘Pastaj neve na kërkohet një draft raport konfidencial për të gjithë palët e involvuara në hetim dhe po ashtu për ata të cilët mund të jenë të prekur nga raporti i jonë”.

“Sipas ligjeve në Britani kjo konsultë zgjat 28 ditë”.

“Prezantimet e bëra mandej shkojnë edhe në një konsultë para se të publikohet raporti final’.

“Shumica e raporteve të hetimit publikohen 12 muaj pasi ka ndodhur aksidenti”.

Related posts

VIDEO/ PSG 4-2 Strasbourg. Strasbourg shënon, por parisienët kanë Edison Cavani

Q.Autor

FOTO/ E plasi në tokë, Boateng ironi me Mavrajn: Mos u ngatërro me mua…

Q.Autor

Një trajner kampion për Flamurtarin, zbulohet lëvizja e fundit e klubit

Sadik.Autor

Leave a Comment