Futboll

Sagnol: Zidane u përjashtua me të kuq shkaku i Wiltord

Legjenda franceze, Willy Sagnol ka folur për përjashtimin me karton të kuq të Zinedine Zidane në finale të Kupës së Botës të vitit 2006, ku për këtë akuzon bashkëlojtarin, Sylvian Wiltord

Në një rrëfim të Willy Sagnol, thuajse 12 vite pas episodit të trishtë për një kampion të madh si Zinedine Zidane, francezi insiston se faji i përjashtimit të tij është i Wiltordit, që nxori topin jashtë vijës anësore, për t’i bërë të ditur arbitrit atë që po ndodhte në pjesën tjetër të fushës.

Sagnol ishte në fushë atë ditë, ndërkohë që rrëfimin e ka bërë gjatë transmetimit të emisionit “Le Vestiaire” në televizionin “SFR Sport 1”. Gjithnjë sipas tij, pasi Zidane goditi me kokë Marco Materazzin, Wiltord duhej të kishte vazhduar lojën.

Por çfarë ndodhi asokohe? Kur kishin mbetur edhe 6 minuta nga fundi i pjesës së dytë shtesë, topi ishte nën zotërimin e Claude Makelele, i cili ia pasoi Wiltordit në rrethin e gjysmëfushës. Sulmuesi i “Les Bleus” kontrolloi topin, por më pas u ndal, duke hedhur vështrimin në atë që po ndodhte në gjysmëfushën e ekipit kundërshtar.

Arbitri Horacio Elizondo ndërpreu ndeshjen dhe u afrua drejt zonës ku kishte zhvillime. Materazzi ishte i shtrirë përtokë, i goditur nga Zidane. Ishte pikërisht gjyqtari i katërt i ndeshjes që kishte parë përsëritjen në videoprojektorë dhe numri 10 i francezëve u ndëshkua me karton të kuq.

“Nëse Sylvain nuk do ta kishte nxjerrë topin jashtë fushe – u shpreh me keqardhje Sagnol, – besoj se arbitri nuk do ta kishte marrë kurrë vendimin për të ndërprerë lojën”.

Related posts

Nainggolan niset drejt Milanos/ Tifozët zikaltër grumbullohen para hotelit (VIDEO)

Isa.Autor

JUVENTUS FUTET NË GARË ME “ZIKALTËRIT”/ Paratici kërkon të “rrëmbejë” yllin e Barcelonës…

Delo.autor

Ledian Memushaj drejt huazimit te Bari, arrihet marrëveshja

Q.Autor

Leave a Comment