Futboll Seria A Sport

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Georgina SHERR me Raffaela Ficon për RONALDON

Pas rikthimit në vëmendje dhe akuzave për përdhunim, si duket lajmet për Cristiano Ronaldo nuk kanë fund. E përjavshmja “Novella 2000” shkruan se Georgina Rodriguez nuk i ka pritur mirë deklaratat e Raffaela Ficco-s, e cila i doli në mbrojtje Cristiano Ronaldos, duke u shprehur se ai ishte një zotëri i vërtetë dhe që me të kishte kaluar 11 muaj plot dashuri.

Georgina zemërohet për çdo deklaratë nga ish-të dashurat duke qenë e vetëdijshme për vëmendjen që ka ylli portugez. Ndonëse çifti adhuron njëri-tjetrin dhe ajo nuk do ta braktiste kurrë atë, me të cilin ka edhe një familje të përsosur.

Ronaldo, 33 vjeç, akuzohet për sulme seksuale ndaj Kathryn Mayorga në një hotel në Las Vegas në 2009. Ylli i Juventusit në një deklaratë përmes avokates së tij, Peter Christiansen theksoi se i mohon të gjitha akuzat duke e cilësuar “fushatë shpifjeje”

Cristiano Ronaldo mund të rrezikojë të përfundojë në burg, me një dënim prej 10 vitesh. Përveç rënies së imazhit ai mund të humbë edhe 35 milionë dollarë në vit me marrëveshjet e sponsorizimit. Sulmi seksual ka një dënim të përjetshëm në Las Vegas, në vendin ku mësuesja Kathryn Mayorga, 34 vjeç, deklaroi se futbollisti e sulmoi atë në 2009.

Related posts

TEUTA-LAÇI/ “Durrsakët” kërkojnë me çdo kusht fitoren në “Niko Dovana” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NDODH EDHE KJO/ SKANDALI i zbuluar nga mediat rumune, QAKA u ble nga një TRAFIKANT

Isa.Autor

URI PËR TROFE E PARA/ Ja premiot për 4 finalistet e Botërorit të Katarit

F.autor

Leave a Comment