Futboll Sport

“ALO, JAM RONALDO…”/ Dhe talenti 19-vjeçar zgjedh Valladolid

“Alo, jam Ronaldo, të kam parë duke luajtur, më pëlqen shumë dhe të dua te Valladolid”. Ronaldo është ai i vërteti, “Fenomeni”, që sot është pronar i Valladolid-it, skuadra që ndodhet në vendin e gjashtë në La Liga. Ndërsa Stiven Ricardo Plaza Castillo, Stiven Plaza për të gjithë, është marrësi i telefonatës. Këto kanë qenë pak a shumë fjalët që ka dëgjuar t’i thotë një prej sulmuesve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Imagjinoni reagimin e djaloshit 19-vjeçar, golashënuesi më i mirë i edicionit të fundit të Kupës Libertadores U 23. Gjysma e Europës është vënë në lëvizje për lojtarin nga Ekuadori të Independente del Valle, por kur të merr në telefon “Fenomeni”…

Flitet për një operacion me kosto 6 milionë euro, që nuk është mbyllur akoma. Të shtunën do të zhvillohet takimi vendimtar mes palëve: ekziston gjithmonë rreziku i ndërhyrjes së një klubi milioner në minutën e fundit. Ndërkohë, ky do të ishte përforcimi i parë i Valladolid në epokën Ronaldo, me Plaza-n që do të transferohej në Spanjë janarin e ardhshëm.

Legjenda e Brazilit i ka parë personalisht videot e qendërsulmuesit shtatlartë (188 cm), i cili është i shpejtë dhe teknik. Në fillimin e tetorit, Plaza ka bërë të ditur se: “Kam një mundësi të shkoj në Spanjë dhe nëse do të dojë Zoti, siç i kam thënë klubit tim, do të më pëlqente të luaja në La Liga që në janar”.

Dhe nga ato anë ka një “tifoz” prestigjioz. Bëhet fjalë për yllin e Real Madrid, Marcelo, i cili i ka dërguar një video-mesazh djaloshit, duke i thënë: “Të uroj çdo të mirë Steven dhe shpresoj që të vish shumë shpejt të luash këtu në Spanjë”. Nuk përjashtohet mundësia që mbrapa këtij operacioni të jetë Real Madrid. Nga ana tjetër, marrëdhënia mes “Fenomenit” dhe Florentino Perez është akoma shumë e mirë.

Related posts

Neymar: Në Botërorin e 2014-ës për pak mbeta i paralizuar

Q.Autor

Ryan Giggs është trajneri i ri i Uellsit, por i ati ndien neveri nga ai

Q.Autor

DYBALA DREJT LARGIMIT NGA JUVENTUS/ Nisin garën për yllin argjentinas dy klubet e mëdha të Premier…

Delo.autor

Leave a Comment