Futboll Premier League Sport

LËVIZJET E BUJSHME/ Mourinho tek Real, Conte në Manchester

Pas konfirmimit të Antonio Contes nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madrid, tekniku italian mund të shijojë një periudhë pushimi deri në verë.

Në Qershor pritet të ndodhë një nga ngjarjet më interesante sa i përket merkatos së trajnerëve. Mediat raportojnë se Conte mund të rikthehet në Premier League, por në drejtim të Manchester United. Trajneri aktual i djajve Jose Mourinho duket se është kandidati më favorit për të marrë Real Madrid. Për portugezin do të ishte një rikthim, pasi Florentino Perez e konsideron si personin me të vlefshëm. Për 3 vite ai drejtoi skuadrën madrilene duke fituar një kampionat, një kupë mbreti dhe një Superkupë spanje.

Mosrënia dakord me Antonio Conten erdhi pas fjalëve të Sergio Ramos i cili mësohet se ka patur vlerësime jo pozitive për italianin. Respekti fitohet, nuk imponohet, ka thënë kapiteni.

Related posts

“VLAHOVIC, DO T’I PRESIM TRE GISHTAT”/ Tifozët e PSG-së me banderolë para stadiumit, nuk e duan serbin

F.autor

I DHA FITOREN SKËNDERBEUT/ Muzaka: Ka 36 javë dhe luftojnë 10 ekipe, por në fund fiton…

Sadik.Autor

VIJON ECURINË PA HUMBJE/ Ronaldo kthehet në Mr. 1=1, triumfon ndaj Frosinones

Delo.autor

Leave a Comment