Futboll Seria A Sport

Ancelotti mahnitet nga Mbappe: E ardhmja është e tij, do të bëhet një “YLL”

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, lavdëroi sulmuesin unik të PSG-së, Kylian Mbappe, duke e konsideruar si superstarin e ardhshëm të futbollit botëror. Mbappe është ndër kandidatët për “Topin e Artë”, pasi fitoi Kupën e Botës me Francën dhe e ndihmoi PSG-në ta mbyllë me “tripletë” kombëtare sezonin e kaluar.

19-vjeçari ka pasur një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit aktual, me tetë gola të shënuar në Ligue 1, duke përfshirë edhe një “poker” mahnitës kundër Lyon-it dhe dy gola në Ligën e Kampionëve. PSG-ja do të presë Napolin në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve dhe Ancelotti lavdëroi Mbappe para përballjes së Parisit:

“Mbappe është një lojtar i mirë, shumë i shpejtë. Në fakt, ka shumë lojtarë të shpejtë, por diferenca është se Kylian mund të jetë edhe i shpejtë, edhe efektiv në të njëjtën kohë. Në çfarëdo që bën, ai është shumë i efektshëm. Mbappe është një djalosh që nuk ka frikë, një lojtar që nuk mendon për shfaqje boshe, shumë i drejtpërdrejtë. Ai është shumë i ri, por do të bëhet një yll në vitet e ardhshme”.

Napoli kryeson grupin C të Championsit me katër pikë në dy ndeshje, një pikë përpara kampionit francez të PSG-së.

Related posts

“Bomba” tjetër nga Spanja: Kane dhe Pochettino, te Reali sezonin e ardhshëm

Q.Autor

ÇFARË “MAGJIE”/ Ylli i Premier League shënon golin e vitit ndaj West Ham (VIDEO)

Delo.autor

Zlatko Daliç: Modriç është një mrekulli, do të argëtohemi ndaj Anglisë

Isa.Autor

Leave a Comment