Futboll Premier League Sport

MOTI I KEQ NË ANGLI/ Makina 300 mijë euroshe e Pogbas goditet nga pema (FOTO)

Ditët e fundit, Mançesteri ka rënë pre e motit të keq që ka shkaktuar jo pak dëme në rrugë.

Pre e dëmeve ka rënë dhe ylli i Junajtid, Pol Pogba, makina e të cilit është goditur nga pema. Këtë e zbuloi vetë bashkëshortja e Pogbas, modelja Maria Zulas Selaus, e cila postoi një foto të makinës “Rolls Royce” të goditur nga pema.

“Rolls Royce” cilësohet si ndër makinat më të shtrenjat në botë, ndërsa modeli që zotëron Pogba kushton 300 mijë euro.

Një dëm jo i vogël për yllin e Junajtid, megjithatë duke marrë parasysh shumat e çmendura që fitojnë në fushë, nuk do të ishte problem për një ndër mesfushorët më të mirë në botë.

Related posts

MANCHESTER UNITED-SOUTHAMPTON/ “Miqtë” barazojnë shifrat, shënon Ward-Prowse

Delo.autor

NUK ËSHTË NORMAL/ RONALDO dhuron spektakël, shokët vendosin duart në kokë (VIDEO)

Isa.Autor

TRIUMFOJNË ME “POKER”/ Fitore bindëse për Real Madrid, treshja anti-Inter funksionon

Delo.autor

Leave a Comment