Futboll Shqipëri Sport

ARBITRI GABON/ Vendim i rrallë për të vërtetuar gafën e Hamitit (Video)

Në vendimet e marra së fundi nga Komisioni i Disiplinës, binte në sy dënimi me një ndeshje i mesfushorit të Flamurtarit, Idriz Bathës, për shkak të lojës së rëndë të tij ndaj kundërshtarit. Një vendim i marrë nga Disiplina, pasi janë analizuar pamjet filmike të ndeshjes Flamurtari-Teuta. Diçka e rrallë në futbollin tonë, për të mos thënë se ndodh për herë të parë.

Një vendim që njëkohësisht vërteton edhe gafën e ndërkombëtarit Eldorjan Hamiti, që e gjykoi atë ndeshje. Për episodin në fjalë, ku lojtari i Flamurtarit ndërhyn shumë ashpër ndaj kundërshtarit të shtrirë në tokë, Hamiti nuk ka dhënë as karton të verdhë, ndërkohë që duhej të jepte karton të kuq.

Një gabim i pafalshëm për një arbitër me stemën e FIFA-s dhe që tani i bie që të marrë edhe ai dënimin përkatës nga sektori i gjykimit në FSHF. Pamjet nuk kanë nevojë për koment dhe është absurd qëndrimi i arbitrit. Askush nuk e kuptoi se çfarë e pengoi atë të vepronte sipas rregullores në atë moment.

Related posts

10 futbollistët që u dënuan se përdornin drogë (FOTO)

Sadik.Autor

Dritë në fund të tunelit, ky është skenari që shpëton Vllazninë

Sadik.Autor

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Mesfushori Wijnaldum: Jam tifoz i Barcelonës, por zgjodha PSG-në

Delo.autor

Leave a Comment