Futboll Sport

Panucci nuk e grumbulloi me Shqipërinë, Agolli merr goditjen e radhës

Në fakt, Agolli nuk po kalon një moment të mirë as me skuadrën e tij të Qarabag-ut. Mbrojtësi nuk po luan rregullisht në krahun e majtë të mbrojtjes. Ai ishte në stol dhe në fitoren e djeshme të ekipit të tij në transfertë me skuadrën e Kapaz. Agolli pa se si skuadra e tij fitoi me rezultatin 0-1, duke vazhduar kryesimin e kampionatit Azerbajxhanas.

35-vjeçari ka luajtur vetëm në 15 ndeshje këtë sezon nga të cilat ka nisur 11 si titullar. Ai është padyshim një ndër futbollistët më të vlerësuar te skuadra e Qarabag-ut, pasi po luan sezonin e tij të 8-të në Azerbajxhan. Megjithatë, drejtuesit e klubit po mendojnë që të gjejnë alternativa për shqiptarin, duke qenë se mosha e tij e madhe të bën të mendosh se karriera shumë e suksesshme e tij është në të perënduar. Agolli nuk dihet nëse do të vazhdojë në kampionatin Azerbajxhans. Futbollisti nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit te Tirana, pavarësisht se e sheh shumë të vështirë diçka të tillë.

Agolli nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se është një tifoz i Tiranës, madje ai ka luajtur për 6 sezone  bardheblutë. 35-vjeçari ka veshur fanellën e 24 herë kampionëve të Shqipërisë nga viti 2000-2005, por dhe në sezonin 2008-09 në formë huazimi, pasi kartonin e tij e kishte Vaasan Palloseura.

Related posts

MBI KAMPIONATIN ITALIAN/ Seedorf: Serie A do të jetë e ekuilibruar, por 2 klube kanë diçka më shumë

Delo.autor

“MJEKËT MË THËRRASIN 3 HERË NË DITË”/ Futbollisti shqiptar me COVID-19: Disa netë nuk kam fjetur

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Hapoel, Xhixha godet nga mesi i fushës. Portieri izraelit “shpëton” portën

Delo.autor

Leave a Comment