Futboll Shqipëri Sport

Ardian Mema “driblon” humbjen: Në janar duhet ndërhyrje, kam folur me presidentin

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema pas humbjes 1-0 në Vlorë përballë Flamurtarit është shprehur për Supersport se ekipi ka luajtur shumë mirë. Ndër të tjera tekniku është shprehur se në janar do të ketë ndërhyrje në merkato dhe këtë gjë e ka folur me presidentin.

“Gjithë kohës kam menduar se do punoj shumë në aspektin psikologjik. Kjo nuk është një skuadër e keqe. Ekipi u shpreh mirë në fushë, por na duhet pak kohë, sepse lojtarët ka momente që bëjnë shumë gabime. Unë i falenderoj se kanë bërë shumë mirë. Duke qenë se kisha mungesa, mendova Hasanin si sulmues i parë dhe mendoj se e realizoi me sukses atë. Ekipi po luan mirë, ekipi jep garanci për të ardhmen. Unë jam i kënaqur, sepse ne patëm mundësi të shumta për shënim. Episodet zgjidhin ndeshjen. Unë do e analizoj këtë ndeshje, sepse dua të marr masat ku çaloi ekipi.

Unë nuk jam për të ndëshkuar njerëz. Disiplina në ekip është më e rëndësishme. Hasanin e futa sepse kjo është zgjidhja ime. Nëse pastaj do jem preferencial, unë nuk besoj se gjenden tek unë këto pjesë. Unë zgjodha një mënyrë loje me shumë mesfusor dhe me dy anësorë për të sulmuar portën. Në janar klubi duhet të ndërhyjë për merkaton. Kam bisediuar me presidentin për këtë punë. Ndeshjet duhet t’i kapim hap pas hapi”.

Related posts

Presidenti me armë, qeveria greke ndërpret pa afat kampionatin

Q.Autor

MILAN-ROMA/ Tensione në fushë, përplasje mes dy skuadrave në fundin e pjesës së parë (VIDEO)

Delo.autor

Sarri në vend të Gattuso-s nëse Milan nuk kualifikohet në Europë

Sadik.Autor

Leave a Comment