Bundesliga Futboll Sport

Ballack kërkoi largimin e Low, Kroos: Ndoshta ai po kërkon një vend pune

Nëse tifozët e Real Madrid kanë nisur të shqetësohen për rezultatet e dobëta të ekipit të tyre të zemrës në ndeshjet e fundit, nuk ka ndodhur e njëjta me Toni Kroos. Për 28-vjeçarin, nuk është aspak problem fakti që “Los Blancos” nuk kanë shënuar prej 500 minutash, pasi është i bindur që ekipi i tij do të bëjë më mirë në ndeshjet e tjera.

“Është një sfidë që të ndryshojmë situatën. E kemi treguar se mund ta bëjmë këtë. Nuk jam i shqetësuar”, u shpreh gjermani.

Ylli i Real Madrid gjithashtu është shprehur se nuk është aspak dakord me deklaratën e Michael Ballack’s, sipas së cilit Joachim Low duhej të largohej nga drejtimi i kombëtares pas performancës jo të mirë që dhuruan në Kampionatin Botëror “Rusi 2018” (më e keqja në 80 vitet e fundit).

“Ai mendon që Low duhet të largohet, sepse ndoshta është në kërkim të punës”, tha Kroos ma shaka. Gjithmonë do ketë mendime të ndryshme, disa mendojnë se duhet të largohemi pas arritjeve të mëdha, disa të tjerë besojnë se koha më e mirë është pas një dështimi të madh. Unë jam i bindur që do kthehemi dhe do bëjmë sërish mirë”, u shpreh 28-vjeçari.

Related posts

“DJAJTË E KUQ” HAPIN THESIN/ 6 afrime në janar për të rimëkëmbur Man.United (FOTO)

Delo.autor

“VENDIMI PËR TË QËNDRUAR ËSHTË…”/ Koeman zihet ngushtë, ja çfarë thotë për të ardhmen e Messit…

Delo.autor

OFERTA NGA ANGLIA DHE FRANCA/ Lojtari i Milanit drejt largimit nga “Kuqezinjtë” për tek…

Delo.autor

Leave a Comment