Futboll La Liga Sport

BARÇA “FËRKON DUART”/ Edhe sondazhi flasin kundër NEYMAR, askush nuk e do në Paris

Mbetet lojtari më i shtrenjtë në histori, por Neymar nuk është kthyer në idhull në Paris dhe nëse shpresonte se do bëhej mbreti i botës duke u larguar nga hija e Messit, tashmë po vuan të njëjtën gjë në Francë, me një tjetër yll të ri të futbollit botëror.

Një sondazh i kryer nga instituti francez “Odoxa” ka treguar qartë se Neymar nuk është i preferuari i tifozëve në Francë.

Rezultati i sondazhit është domethënës: futbollisti më popullor te PSG është Kylian Mbappé, me avantazh të madh ndaj rivalëve. 19-vjeçari i PSG-së ka marrë 65% të votave, ndërsa goditja tjetër e rëndë për Neymar është se edhe vendi i dytë nuk i përket atij.

Pas Mbappe në votim vjen Edinson Cavani, i cili ka marrë 11% të votave nga tifozët francezë pjesëmarrës në sondazh.

Po Neymar? Vetëm 9%, shumë pak për një futbollist që gjithnjë e më shumë po e kupton se largimi nga Barcelona ishte një hap i gabuar, përtej përfitimeve financiare.

Related posts

CHELSEA-BRIGHTON/ “Blutë e Londrës” thellojnë shifrat, shënon Loftus-Cheek

Delo.autor

ESPANYOL-REAL MADRID/ Pas 17 minutash lojë, ylli de Tomas ndëshkon “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

ATALANTA-LIVERPOOL/ Gjimshiti starton titullar, Shaqiri nis nga stoli në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment